Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Kombëtarja nis përgatitjet anti-Poloni, katër lojtarët e fundit që iu bashkuan kuqezinjve

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur prej orës 16:30 seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos. Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.

Kuqezinjtë luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars), përballje që do të transmetohet në SuperSport prej orës 20:45.

Skuadra kombëtare ka nisur seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Në një lidhje direkte me SportNews, Jurgen Zela, gazetari i SuperSport, raportoi lajmet e fundit nga Kombëtarja.

Të pranishëm për të ndjekur stërvitjen janë të pranishëm të gjithë krerët e lartë të FSHF-së, mes tyre edhe presidenti Armand Duka.

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit. Ky i fundit zëvendëson  në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

Stafi teknik me në krye Sylvinhon, u paraqitën në fushat e “Shtëpisë së Futbollit” rreth një orë përpara nisjes së seancës stërvitore.

Lexo edhe:

  1. Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
  2. “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
  3. Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
  4. “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte

Kombëtarja do të zhvilloje dy seanca stërvitore në ditën e martë. E para do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa e dyta në orën 15:30.

PROGRAMI I

E HËNË, 20 mars 2023

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E MARTË, 21 mars 2023

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:30.

(TË DYJA SEANCAT TË HAPURA VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E MËRKURË, 22 mars 2023

  •  Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E ENJTE, 23 mars 2023

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 18:00

(ME DYER TË MBYLLURA)

E PREMTE, 24 mars 2023

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00.
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 25 mars 2023

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

(ME DYER TË MBYLLURA)

E DIEL, 26 mars 2023

  • Nisja për në Aerportin Nënë Tereza, ORA 09:00
  • Mbërritja në Varshavë, ORA 12:00.
  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin PGE Narodowy, ORA 17:15
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin PGE Narodowy, ORA 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E HËNË, 27 mars 2023

  • POLONI-SHQIPËRI, ORA 20:45, në stadiumin PGE Narodowy, Varshavë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...