Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Video-konferencë me drejtuesit e klubeve, diskutohen datat për vijimin e sezonit

Klubet e Serisë A do të zhvillojnë një mbledhje virtuale për të diskutuar për mënyrën se si do të procedohet me ecurinë e sezonit, duke përfshirë datat e rifillimit të stërvitjes dhe ato të rinisjes së kampionatit e kalendarit të ri.

Në video-konferencë pritet një përplasje e fortë e presidentit të Lazios, Claudio Lotito me drejtuesit e 19 klubeve të tjera të Serisë A, pasi numri një i bardhekaltërve kërkon që skuadra e tij të rifillojë stërvitjen normalisht, duke qenë se situata në Romë nuk është fort shqetësuese.

Megjithatë një mendim tërësisht tjetër kanë drejtuesit e klubeve të tjerë, që kërkojnë që stërvitja të nisë për të gjithë skuadrat njëherësh, për të mos pasur diferenca në gjendjen fizike të lojtarëve, kur të rinisë kampionati.

Kështu është hedhur ideja që skuadrat të nisin përgatitjet fizike më 4 prill, me lojtarët në distancë nga njëri-tjetri dhe pas dy javësh, të punojnë me seancat normale stërvitore dhe ndeshjen Brenda grupit deri në fillim të majit, kur edhe pritet të rinisë kampionati.

Gjithashtu pritet të vendoset edhe përfshirja në kalendar e ndeshjeve të Kupës së Italisë, ndërsa opsioni më i mundshëm është zhvillimi i takimeve të kthimit më 20 dhe 21 maj, dhe i ndeshjes finale më 18 qershor.

Shtyrja e kampionatit ka dëmtuar jo pak edhe të ardhurat e klubeve nga e drejta televizive, teksa sipas përllogaritjeve paraprake, bëhet fjalë për një shifër prej rreth 170 milionë eurosh, që mund të shkojë në 700 milionë euro, nëse kampionati nuk do të mbyllet normalisht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...