Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Kontroll me shpinë nga porta, kthesë dhe goditje me 102 km/h, Balotelli realizon një kryevepër!

Mario Balotelli duket se po rikthehet në versionin e tij më të mirë në Zvicër tek skuadra e Sion. Ish-sulmuesi i Milan, shënoi në fitoren 2-0 të Sion ndaj Luzernës teksa regjistroi golin e tretë radhazi në tre ndeshjet e fundit të elitës zviceriane. Megjithatë, realizimi kundër Luzernës ishte special duke qenë se shkalla e vështirësisë së ekzekutimit ishte tejet e lartë.

Fillimisht, Balotelli kontrollon topin me shpinë nga porta, shmang mbulimin e mbrojtësit kundërshtar dhe lëshon një silurë nga distanca duke mos i lënë asnjë shans portierit të Luzernës. Në fakt, mbrojtësi ekstrem i Luzernës nuk mund të konsiderohet me faj, pasi sipas statistikave të publikuara pas ndeshjes, predha e sulmuesit ishte e një shpejtësie prej 102 km/h.

Kështu, me formën e treguar së fundmi 32-vjeçari po shndërrohet në një lider të Sionit që drejtohet nga Paolo Tramezzani dhe ndihmësi i tij, Burim Kukeli. Aktualisht, Sion është ne vendin e tretë të renditjes me 18 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Young Boys.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...