Bundesliga 2

VIDEO/ Kosova e ka harruar, gol dhe asist për kapitenin Paqarada në fitoren e parë

Sot ka nisur sezoni 2022/2023 në Bundesliga 2. St Pauli fitoi 3-2 në shtëpi përballë Nurnberg, duke siguruar fitoren e parë përpara tifozëve të zjarrtë.

Shiritin e kapitenit te St Pauli e mban Leart Paqarada, i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asist, duke u shfaqur protagonist absolut në suksesin e skuadrës së tij.

 

27-vjeçari dardan krosoi bukur një goditje dënimi në minutën e 24’ duke gjetur kokën e australianit Irvine, i cili kaloi “Kiezkicker” në avantazh. Pjesa e parë ishte fantastike për vendasit.

St Pauli fitoi një penallti në minutën e 37’. Ekzekutimin e mori përsipër Paqarada, i cili nuk gaboi përballë portierit mik duke dyfishuar rezultatin.

Dy minuta më vonë erdhi edhe goli i tretë, ndërkohë që Nurnberg përfitoi nga ulja e ritmit të ekipit kundërshtar dhe realizoi dy gola në fraksionin e dytë të takimit.

Me St Pauli debutoi edhe Betim Fazliji. Qendërmbrojtësi i Kosovës u transferua pak ditë më parë nga zviceranët e St Gallen për 800 mijë euro.

Të fillosh sezonin me një fitore është shumë bukur. Ne ishim super dominues në pjesën e parë. Befasi e këndshme fakti që gjërat na shkuan kaq mirë në ndeshjen e parë“, deklaroi kapiteni i ekipit gjerman.

Paqarada, i cili nëntë vite më parë debutoi me Shqipërinë U21, numëron 21 ndeshje dhe 1 gol me Kosovën. Mbrojtësi i majtë pati probleme me ish-teknikun Challandes, dhe te dardanët nuk po kujtohet më askush për ta kthyer në përfaqësuese.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency