Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kosova i bashkohet festës “kuqezi”, “dardanët” triumfojnë me tre gola

Kosova merr një super fitore në “Estadi Nacional” ndaj Andorrës, duke ndezur më shumë festën “kuqezi”.

“Dardanët” triumfuan me rezultatin 0-3 në një sfidë që rezultoi shumë e luftuar dhe që mban ende gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm të Kosovës në EURO 2024.

Kjo sfidë u zhbllokua në minutën e 26’, me kapitenin në këtë përballje, Rashicën që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin ekipin të Glihas.

Lexo edhe:

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa u desh minuta e 71’ që Kosova të fitonte sigurinë, me Rashicën që shënoi golin e dytë.

“Dardanët” vazhduan me sulmet dhe në minutën e 83’, Zeqiri realizoi golin e tretë pas asistit të dhuruar nga Rashica.

Me këtë triumf Kosova qëndron matematikisht në lojë për kualifkimin në Europianin Gjermani 2024, ndërsa pas shtatë ndeshjeve renditet në vend të katërt me shtatë pikë.

Kështu të dyja skuadrat shqiptare, si Kombëtarja e Shqipërisë edhe përfaqësuesja e Kosovës triumfuan me të njëjtin rezultat, duke ndezur festën “kuqezi” anembanë këtë 12 Tetor.

Andorra-Kosovë (0-3)

Kualifikueset e EURO 2024

 

83’-Gooool! Altin Zeqiri i dhuron Kosovës golin e tretë, “dardanët” njësoj si “kuqezinjtë”.

71′-Gooool! Kapiteni i pandalshëm, pas një rrëmuje në zonë Rashica shënon golin e dytë dhe i jep siguri Kosovës.

 

66’-Lajm i keq për Kosovën, Albion Rrahmani dëmtohet rëndë dhe largohet me barrelë mes lotësh nga fusha e lojës. Në vend të tij aktivizohet Korenica.

26’-Goooool! Rashica gjen rrjetën dhe i jep Kosovës avantazhin në Andorrë.

Nis sfida mes Andorrës dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

 

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare Andorra-Kosovë:

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...