Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kosova shmang disfatën në limite, Dardanët gabojnë shumë ndaj Armenisë

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në stadiumin Fadil Vokrri në miqësoren ndaj Armenisë. Dardanët në fakt ishin shumë pranë disfatës por përfaqësuesen e drejtuar nga trajneri Allain Giresse, e shpëtoi një gol i Rrudhanit në minutën e 92-të. Sfida nisi keq për vendasit teksa pësuan të parët në minutën e 24-të të pjesës së parë. Një aksion pa pretendime i armenëve nga krahu i majtë, u përfundua me gol nga ana e Shaghoyan që në fund mposhti edhe portierin Visar Bekaj.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, pritej një reagim i Kosovës dhe ai erdhi në minutën e 67-të kur Lirim Kastrati shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar nga ana e Feratit. Kur pritej një tjetër gol i Dardanëve, miqtë surprizuan duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes me Hovhannisyan që në të 82-tën ndëshkoi sërish Bekajn.

Gjithsesi, në limite, Kosva shmangu disfatën me golin e Donat Rrudhanit teksa ky test në Fadil Vokrri nuk la një shije të mirë, edhe pse duhet përmendur se trajneri francez kishte bërë shumë eksperimentime në formacion.

Kosovë-Armeni 2-2

Barazon Kosova, është Rrudhani që shënon;

Tjetër gabim në mbrojtje për Dardanët që pësojnë edhe golin e dytë;

Kastrati shndërron në gol penalltinë, barazohet sfida në Fadil Vokrri;

Ferati fiton 11-metërsh pas kontaktit në zonë;

Goli i Armenisë;

Kronika e ndeshjes:

Kosova pret Armeninë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sfida miqësore që fillon në orën 18:00, do të transmetohet në SuperSport 3. Trajneri francez i përfaqësueses dardane, Alain Giresse ka zgjedhur 11 lojtarët e formacionit.

Visar Bekaj (Tirana) do të luajë mes shtyllave, ndërsa mbrojtja do të formohet nga dyshja Jetmir Haliti (Mjallby) dhe Lumbardh Dellova (Ballkani), teksa në krahë janë zgjedhur Leard Sadriu (Mura) dhe Ilir Krasniqi (Llapi).

Treshja e mesfushës i është besuar Uran Bislimit (Lugano), Eris Abedinit (Winterthur) dhe Muharrem Jasharit (Drita). Në sulm janë përzgjedhur Valmir Veliu (Gaziantep), Agon Sadiku (Honka) dhe Lirim Kastrati (Mol Fehervar).

KOSOVA (4-3-3): Bekaj; Sadriu, Halili, Dellova, Krasniqi; Bislimi, Abedini, Jashari; Velium Sadiku, Kastrati. Trajner: Alain Giresse.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...