Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Kosovë e brishtë në Oslo, thyhet nga… Erling Haaland

Kosova humbet 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë në Oslo. Erling Haaland u dhuroi fitoren vendasve me tre golat e tij. Të parin me kokë në pjesën e parë, ndërkohë që bomberi i Manchester Cityt festoi edhe dy herë të tjera në fraksionin e dytë të takimit.

Dardanët vuajtën në 30 minutat e para, por e mbyllën në sulm të parën. Me Albion Rrahmanin që me kokë iu afrua golit të barazimit. Ndërkohë, tekniku Franco Foda humbi Valon Berishën dhe Elbasan Rashanin për arsye dëmtimesh.

Kosova tentoi golin në 45 minutat e dyta, por nuk shfrytëzoi mundësitë sporadike të krijuara. Ndryshe nga Haaland, i cili nuk fali duke ndëshkuar 3 herë përfaqësuesen shqiptare.

Miqësore|
SUPERSPORT 3

NORVEGJI-KOSOVË 3-0 (Haaland 15′, 70′, 75′)

75′ Haaland realizon edhe golin e tretë, 3-0 për Norvegjinë.

 

70′ Bernard Berisha pretendon për faull, arbitri danez lejon vazhdimin e lojës. Haaland shënon golin e dytë personal.

 

57′ Kroson Paqarada, vendasit afër autogolit me Ajer.

 

53′ Vedat Muriqi me kokë, në gatishmëri portieri Nyland.

 

45+3′ Kosova pranë golit. Kroson Zhegrova, Albion Rrahmani devijon me kokë, por goditja nuk ka saktësinë e duhur.

 

45+1′ Provon Zhegrova, topi mbi tra.

 

45′ Gjuajtje e fortë e Leart Paqaradës, devijon në këndore mbrojtja vendase.

 

40′ Goditje e fortë e Odegaard, topi ngjitur me shtyllën.

 

36′ Sërish Haaland me kokë, reagon bukur Visar Bekaj.

 

15′ Erling Haaland kalon Norvegjinë në avantazh. Krosim i Wolfe nga e majta, gol me kokë i bomberit të Cityt. 

 

9′ Fantastik Edon Zhegrova me driblimin e tij.

 

FORMACIONET ZYRTARE

Kosova zbret në fushë për një tjetër sfidë miqësore, këtë herë përballë Norvegjisë në transfertë. Trajneri Franco Foda ka përzgjedhur edhe 11-shen e titullarëve me të cilët do të nisë takimin në Olso.

Lexo edhe:

Tekniku gjerman ka konfirmuar rreshtimin e tij të preferuar 4-3-3, teksa në sulm i ka besuar treshes Zhegrova-Muriqi-Rashani. Në krahun tjetër, Norvegjia konfirmon Erling Haaland nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...