Tjetër barazim për Kosovën në grupin I të eliminatoreve të Euro 2024. Sërish me rezultatin 1-1 si në Izrael. Dardanët gabuan në “Fadil Vokrri” përballë Andorrës, sfidë që duhej fituar me çdo kusht.
Djemtë e Alain Giresse bënë pak për të mbërritur te fitorja, pavarësisht dëshirës. Kosova zhvilloi një lojë të vakët dhe mori vetëm një pikë. Edon Zhegrova zhbllokoi takimin pas një “shpërthimi” në minutën e 59’.
Asist i bukur i Milot Rashicës dhe finalizim i sulmuesit të Lille. Festa në stadium zgjati vetëm dy minuta, pasi Berto Rosas përfitoi nga pasiguria e lojtarëve vendas dhe barazoi takimin. Kosova u hodh në sulm, pretendoi në 3 raste për penallti, por nuk ia doli të gjente golin e fitores.
Eliminatoret e Euro 2024
Grupi I
KOSOVË-ANDORRA 1-1 (Zhegrova 59′ / Rosas 61′)
Kronika e ndeshjes:
87′ Rrëzohet edhe Zhegrova në zonën kundërshtare, asgjë për arbitrin kryesor.
81′ Kryeziu kërcen më lart se të gjithë pas krosimit të Zhegrovës, topi ngjitur me shtyllën.
79′ Kroson Hadërgjonaj, koordinohet mirë Bytyqi, por gjuajtja nuk ka forcë.
72′ Tjetër pretendim për penallti. Muriqi tërhiqet nga fanella, arbitri vazhdon lojën.
67′ Milot Rashica rrëzohet brenda zonës. Pretendohet për penallti, arbitri vijon lojën. VAR-i nuk e cilëson penallti.
61′ Barazon Andorra. Berto Rosas përfiton nga pasiguria e dardanëve dhe barazon rezultatin.
59′ Goooooooooool! Kosova kalon në avantazh falë golit të Edon Zhegrovës.
44′ Arbër Zeneli shpërthen në krah dhe gjen Muriqin. Sulmuesi i Mallorca gjuan, pret portieri Alvarez.
21′ Aksion i bukur i Kosovës. Mundësi e shkëlqyer për Arbër Zenelin, topi përplaset te mbrojtësi miq.
9′ Kosova jep sinjalin e parë. Kroson Zeneli, Muriqi gjuan me kokë, pret pa probleme portieri i Andorrës.
Fillon ndeshja Kosovë-Andorra. Dardanët synojnë fitoren e parë në grup.
FORMACIONI
Kosova luan sonte takimin e dytë të eliminatoreve të Euro 2024. Dardanët presin Andorrën në “Fadil Vokrri”, sfidë që do të transmetohet në SuperSport 3 duke nisur prej 20:45.
Trajneri francez, Alain Giresse ka bërë katër ndryshime krahasuar me titullarët e takimit të parë në grupin I. Vojvoda, Dresevic, Muslija dhe Zhegrova nuk ishin në nivelin e duhur përballë Izraelit.
Nga minuta e parë do e nisin Hadërgjonaj, Berisha, Fazilji, ndërkohë që Arbër Zeneli do të formojë treshen ofensivë me Rashicën e Muriqin.
Lexo edhe:
- VID’EO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
- Qershori, muaji i rëndësishëm i kombëtares
- Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen
- VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!
KOSOVA: Muric, Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadergjonaj; Berisha, Fazliji, Celina; Zeneli, Rashica, Muriqi. Trajner: Alain Giresse.
