Ermal Krasniqi shënon një tjetër gol me Cluj në Rumani. Sulmuesi që u transferua në elitën rumune nga Ballkani i Kosovës vijon me formën e shkëlqyer në radhët e Cluj teksa gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj U.Cluj që skuadra e Krasniqit e fitoi me shifrat 4-0. 24-vjeçari realizoi golin e dytë të sfidës teksa në minutën e 32-të realizoi në mënyrë spektakolare me finte pas pasimit të Manea.
Portieri kundërshtar nuk kuptoi asgjë me topin që përfundoi në rrjetë. Ky ishte goli numër katër për Krasniqin në kampionat ndërsa për fat të keq në fundin e ndeshjes, sulmuesi gaboi nga pika e bardhë. Megjithatë, efekti Krasniqi tek Cluj është i jashtëzakonshëm pasi sulmuesi është shndërruar në një lojtar titullar.
Lexo edhe:
- Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin
- Pronari i Chelsea-t kërkon me çdo kusht titullarin e Barçës
- Bindja e trajnerit të Kombëtares: Napoli fiton edhe Champions League
- VIDEO/ Goli i 10-të sezonal, Et’hemi i pandalshëm në elitën turke
Pas këtij rezultati, skuadra e Cluj renditet në vendin e dytë të kampionatit me 63 pikë një më pak se kryesuesit e Farul Constanta.
