Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

VIDEO/ Kristian Prenga nderon ngjyrat kuqezi, boksieri regjistron tjetër fitore me KO

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka arritur që të marrë fitoren e 11-të, duke arritur një triumf me KO në Shtete e Bashkuara të Amerikës ndaj një kundërshtari tepër të fortë si Deshon Ëebster. Prenga arriti që të mbyllë llogaritë në raundin e dytë ndaj një kundërshtari që kishte më tepër eksperiencë dhe që në karrierën e tij kishte pësuar vetëm 3 humbje.

Në “2300 Arena Philadelphia” nuk munguan dhe tifozët kuqezi, të cilët mbështetën sportistin nga Mirdita. Prenga është rikthyer pas mungesës që pati për shkak të një shqetësimi që kishte në dorën e djathtë, por duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për të tjera suksese.

Aktualisht Kristian Prenga mban titullin e Kampionit të Europës në Kick Box për peshat e rënda. Sfida e radhë për Prengën pritet të jetë në muajin qershor. Nëse boksieri shqiptar do të ketë dhe tre fitore të tjera, atëherë do t’i lindë e drejta për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Prenga ka treguar më herët se dëshira e tij është që shumë shpejt të organizojë një ndeshje të madhe në Shqipëri.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...