Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kroacia nuk fiton ndaj Belgjikës, por siguron 1/8-tat. Lukaku lë në “baltë” Belgjikën

Kroacia nuk fiton ndaj Belgjikës, por ia del të kalojë Grupin F. Kombëtarja ballkanase e mbylli me shifrat 0-0 ndeshjen dhe siguroi vendin e dytë në grup, teksa kroatët duhet të “falenderojnë” Romelu Lukakun që në pjesën e dytë shpërdoroi një “thes” me raste për belgët.

Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë pa Kroacinë më kërkuese teksa pa u mbushur minuta e parë, ballkanasit treguan muskujt me anë të Ivan Perisic që me një goditje të fortë kërcënoi portën e Courtois. Ndërkohë, episodi më interesant i pjesës së parë u regjistrua në minutën e 15-të kur Kroacia fitoi një 11-metërsh, por teksa Modric bëhej gati të godiste, VAR ndërhyri dhe zbuloi një pozicion të parregullt të Dejan Lovren. Shpëtuan belgët ndërsa dëshpërim në radhët e kroatëve.

Në fraksionin e dytë, Kroacia u shfaq shumë këmbëngulëse në minutat e para teksa Courtois u desh të ndërhynte në dy raste për të evituar golin në goditjet e Brozovic dhe Luka Modric. Megjithatë, shansin më të pastër e pati Romelu Lukaku, por për habinë e të gjithëve sulmuesi gaboi me portën thuajse të boshatisur. Në vijim, sërish lojtari i Interit që në minutën e 90-të shpërdoroi një rast për të “vënë duart” në kokë teksa gaboi para portës së boshatisur. Deri në fund nuk pati më shanse për belgët me kroatët që qëndruan kompaktë dhe Belgjika kthehet në shtëpi pasi e mbyll grupin në vendin e tretë. Në raundin pasardhës, Kroacia me statusin e nënkampiones së Botës pret fituesin e Grupit E aty ku është Spanja, Japonia, Gjermania dhe Kosta Rika.

Kroaci-Belgjikë 0-0

Kronika e ndeshjes:

90′ E pabesueshme çfarë humbet Lukaku në minutën e 90-të

87′ Lukaku edhe njëherë gjendet i lirë në mesin e zonës së kroatëve, por devijimi i tij nuk është i saktë dhe nuk ia del të gjejë kuadratin

62′ Sërish shansi për Lukakun që shpërdoron me kokë, për fat të mirë të sulmuesit topi kishte dalë më parë jashtë

60′ Reagon Belgjika, Lukaku humbet shansin e artë me portën e boshatisur

54′ Sërish Courtois që shpëton Belgjikën pas një gjuajtje të Modric nga brenda zone, minuta ankthi për belgët

54′ Kroacia shfaqet rrezikshëm me Brozovic që godet në hyrje të zonës, reagon mirë Courtois

15′ Kroacia ka shansin për të kaluar në avantazh, por gjithçka anulohet për shkak të një pozicioni të parregullt të Lovren

1′ Ende pa u mbushur minuta e parë, Kroacia rrezikon Belgjikën me anë të Perisic. Goditja e sulmuesit anësor i shkon shumë pranë kuadratit të Courtois

Kroacia luan ndaj Belgjikës ndeshjen vendimtare për kualifikim teksa në Grupin F, ende gjithçka është e hapur. Ballkanasit janë aktualisht në vend të parë me katër pikë, ndërsa belgët me tre pikë kërkojnë me çdo kusht fitoren si mundësinë e vetme për të kaluar më tej.

Sa i takon formacioneve, Kroacia luan me më të mirët teksa mesfusha udhëhiqet nga treshja e zakonshme Modric-Brozovic-Kovacic. Nga ana tjetër, te Belgjika rikthehet në formacion Mertens ndërsa në sulm luan edhe Carrasco me Trossard ndërsa ulen në stol vëllezërit Hazard, Thorgan dhe Eden.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...