Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Kryevepër e Gripshit ndaj skuadrës ukrainase, ish-lojtari i Skënderbeut shënon me akrobaci

Me kampionatin që ende nuk ka rinisur, skuadrat në Kosovë janë duke zhvilluar ndeshje miqësore në mënyrë që lojtarët të ruajnë formën atletike për momentin kur do të startojë sërish gara. Kështu, Ballkani zbriti në fushë të martën për një test ndaj Oleksandriya, sfidë që të besuarit e trajnerit Ilir Daja e fituan me shifrat 5-2.

Mirëpo, përtej rezultatit që në të tilla sfida është dytësor, ajo që bëri më shumë bujë ishte goli spektakolar i Nazmi Gripshit në minutën e 18-të të pjesës së parë. Sulmuesi realizoi një kryevepër të vërtetë duke realizuar me roveshatë ndërsa e dërgoi topin aty ku portieri kundërshtar e pati të pamundur për të mbërritur.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut vuajti një dëmtim në pjesën e parë të sezonit, mirëpo tashmë duket më i karikuar se kurrë për të dhënë kontributin e tij te Ballkani që synon të konfirmohet kampion në Kosovë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...