Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kryevepër e Lewandowskit, realizon eurogol nga 80 metra!

Quhet Michal Lewandowski, është polak si ylli i Barcelonës, por pozicioni i tij në fushë është ai i portierit. 26-vjeçari është pjesë e ACR Messina në Serie C dhe ditën e djeshme shënoi një gol të rrallë që nuk do e harrojë kurrë.

Messina fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Monterosit, duke siguruar një fitore të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Ishte minuta e 33’ kur Lewandowski i dhuroi avantazhin e dyfishtë ekipit të tij me një perlë nga rreth 80 metra.

 

Një eurogol që shokoi portierin kundërshtar dhe dërgoi në ekstazë tifozët e Messinës. Gëzim i madh në klub, teksa nuk mungoi një batutë në rrjetet sociale, aty ku pati një mesazh për Robert Lewandowskin: “Shikoje këtë, të sfidojmë të bësh të njëjtën gjë”.

Ndërkohë, “gardiani” polak u tregua i sinqertë pas ndeshjes. “Mund të them se gabova, pasi doja të dërgoja topin në krahun e djathtë, por me ndihmën e erës përfundoi në rrjetë. Edhe fusha e lagësht ndikoi që topi të merrte atë trajektore që mori.

Më vjen keq për portierin kundërshtar, pasi janë gabime që i kam bërë edhe unë në të kaluarën”, deklaroi Lewandowski, i cili për një fundjavë të vetme ia ka dalë të ngjitet mbi nivelin e goleadorit të njohur, pasi realizoi realisht një gol të pabesueshëm!

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...