Abissnet Superiore

VIDEO/ Krymi “leksion” sulmuesve, Vllaznia ngec edhe ndaj Egnatias

Vllaznia ngec sërish në barazim, për të katërtën ndeshje radhazi në kampionat, teksa këtë herë nuk shkoi dot përtej shifrave 1-1 ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”, aty ku sulmuesit kuqeblu treguan sërish limite të theksuara në finalizim.

Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, që krijuan disa mundësi shënimi, por ashtu si thuajse në të gjitha ndeshjet e fundit, doli në pah problemi me finalizimit, teksa Da Silva, Aralica e Jonuzi shpërdoronin radhazi mundësitë e shënimit.

E nëse nuk shënon, do pësosh, teksa aksioma e njohur e futbollit gjeti konfirmim edhe në “Loro Boriçi”, ku sulmuesi Ilirid Ademi mori një top nga mesi I fushës dhe u nis i vetëm me Zogovic, të cilin e mposhti me një goditje të saktë, duke u dhënë avantazhin rrogozhinasve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, teksa edhe në të dytën ishte Vllaznia që kontrollonte lojën e provonte pa reshtur për golin e barazimit, por sërish mungoi saktësia në finalizim. Golin numër 3000 në historinë e klubit do ta shënonte pikërisht mesfushori Ardit Krymi, që në ndeshjen e tij të 200-ë me fanellën kuqeblu, pasi bëri mirë punën e tij si shkatërrues, dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë prej bomberi të vërtetë.

Minutat e fundit ishin mjaft interesante, por sa për meritë të portierit Puja, aq edhe për amatorizëm të kroatit Aralica, topi nuk shkoi më në rrjetë, duke bërë që Vllaznia të ndalet në të katërtin barazim radhazi në kampionat, rezultate këto që rrezikojnë ta largojnë edhe më shumë nga kreu.

Vlaznia – Egnatia  1-1   Kruja 70′ / Ademi 40′ (Loro Boriçi)

Kronika e ndeshjes:

90′ + 6 – Mbyllet në barazim 1-1 sfida në “Loro Boriçi”.

88’ – Adili godet nga brenda zonës, por Puja grushton mjaft bukur, duke dërguar topin në këndore.

80’ – Mustedanagic shërben për Aralicën, që i vetëm me Bruno Pujën, gjuan në mënyrë qesharake dhe shpërdoron një tjetër mundësi për golin e dytë.

76’ – Pranë golit të dytë Vllaznia. Një top i hedhur në zonë nga goditja e dënimit, shkon në shtyllën e dytë, aty ku Diagne për pak nuk shënon me portën e boshatisur.

71’ – Moral i lartë për vendasit, që provojnë me Aralicën, por goditja e tij është e dobët dhe zotërohet në dy kohë nga Puja.

70’ – Gooool. Ardit Krymi shfrytëzon mjaft mirë një krosim të ardhur në zonë dhe dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje perfekte me kokë. Gol historik për mesfushorin shkodran, që në ndeshjen e tij të 200-ë me fanellën kuqeblu, shënon golin e 3000-jtë në histori për Vllazninë.

69’ – Jackson niset në një kundërsulm të rrezikshëm, i vetëm përballë Zogovic, por dështon në tentativën për të dribluar gardianin malazez dhe humb një mundësi për të mbyllur ndeshjen.

61’ – Rast ideal shënimi, por çfarë humb Da Silva. Jonuzi e shërben mirë në zonë, por fantazisti brazilian provon një gjuajtje të fortë dhe dërgon topin mbi kuadrat…

59’ – Da Silva fiton një godite dënimi mbi vijën e zonës, të cilën e ekzekuton vetë, por topi shkon mbi kuadrat.

51’ – Da Silva ka një mundësi të mirë mbi vijën e zonës, por vonohet dhe më pas gjuan shumë keq, duke dërguar topin larg kuadratit.

50’ – Jonuzi lëshon një të djathtë potente, por goditja është qendrore dhe grushtohet nga Bruno Puja.

 

45’+3  – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 0-1 të Egnatias dhe me kuqeblutë, që kanë një “malore të madhe” për të ngjitur në pjesën e dytë, nëse duan të marrin tre pikët…

41’ – Reagon menjëherë Vllaznia, me Bulatovic që dërgon një top në zonë, aty ku provon Gjurgjevic, por jashtë kuadratit të Pujës.

40’ – Gooool. Befason Egnatia në Shkodër, duke gjetur golin e avantazhit. Ilirid Ademi niset nga mesi i fushës, me një top që i del disi edhe me fat dhe i vetëm me Zogovic, gjuan saktë, duke dërguar topin në rrjetë.

35’ – Shërbehet sërish Jonuzi mbi vijën e zonës, por edhe këtë herë goditja e kuksianit me të majtën, nuk është e saktë.

28’ – Tjetër mundësi e mirë për Vllazninë, që provon me Jonuzin me një goditje nga distanca, por topi përfundon jashtë, shumë pranë shtyllës pingule të portës së Bruno Pujës.

17’ – Kruja gabon me kthimin e një topi mbrapa, por Adili bën një ndërhyrje vendimtare, duke I larguar topin nga këmbët sulmuesit Artur Magani, i cili ndëshkohet edhe me karton të verdhë për simulim.

14’ – Aksion mjaft i bukur i Vllaznisë, me protagonist brazilianin Da Silva, që lëviz mirë në zonë, driblon portierin Puja dhe shërben për Aralicën, që e merr lehtë dhe nuk arrin të shënojë. Më pas provon edhe Djurdjevic, por topi devijohet nga mbrojtja rrogozhinase në këndore.

 – Starton sfida në “Loro Boriçi”, me kuqeblutë

Formacionet:
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta ,Adili, Fallou, Bulatovic, Krymi,  Jonuzi,  Kruja, Da Silva, Gjurgjevic, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.
Egnatia: Puja, Imeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Michael, Iseni, Levendi, Ademi, Jackson, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency