Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Conference League. Skuadra nga Firence humbi 2-3 në “Artemio Franchi” përballë Lech Poznan.
Por, italianët siguruan kalimin në gjysmëfinale falë fitores 1-4 në Poloni. Afonso Sousa zhbllokoi takimin në minutën e nëntë, falë një goditjeje që shtangu portierin Terracciano.
Ndërkohë, skuadra udhëtuese ka realizuar edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Kristoffer Velde shënoi të dytin me penallti (65′). Katër minuta më vonë, Lech shënoi sërish me Artur Sobiech.
Lexo edhe:
- FOTO/ Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Chelsea-n, Broja nis stërvitjen individuale
- FOTO/ ND Gorica shkarkon Edi Rejën, skuadrën ia beson një shqiptari
- Gjysmëfinalet e Champions-it, tre nga katër trajnerët janë emilianë
- Del Piero: Haaland i paarritshëm, numri 9 ka tashmë një “pronar” të denjë
Për të qetësuar skuadrën italiane mendoi Riccardo Sottil (78′). 23-vjeçari dërgoi topin në rrjetë dhe tifozët në festë. Fiorentina gjeti edhe golin e dytë në minutat shtesë.
Gaetano Castrovilli tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur kalimin e skuadrës së tij mes katër më të mirave në Conference League.
GOLI I DYTË I FIORENTINËS
GOLI I PARË I FIORENTINËS
GOLI I TRETË I LECH POZNAN
GOLI I DYTË I LECH POZNAN
GOLI I PARË I LECH POZNAN
