Tottenhami i Antonio Contes kualifikohet me shumë vështirësi si e para e Grupit D në fazën e 1/8-ave të Championsit. Skuadra londineze fitoi 1-2 me përmbyje në Velodrome përballë Marsejës, që edhe pse kaloi e para në avantazh me Mbemba në fundin e pjesës së parë, nuk e ruajti dot fitoren, pasi Lenglet barazoi me kokë në të 54-tën dhe Hobjerg në minutën e fundit shtesë . Marseja nuk shkon as në Europa League, ndërsa vendin e dytë e siguroi Eintrachti, që mposhti 2-1 Sportingun e Lisbonës. Portugezët shkojnë në Europa League.
Në dy grupet e tjera gjithçka ishte përcaktuar. Në Grupin A, Napoli pësoi humbjen e parë (2-0) në fushën e Liverpoolit (shënouan Salah 84’ dhe Nunes 90+2′), por mbetet në vendin e parë, falë golaverazhit më të mirë në ndeshhjet e drejtpërdrejta me “The Reds”. Ajaxi shkon në Europa League, teksa iu imponua 1-3 Rangers.
Në Grupin C nuk kishte më dilema: Bayerni kryesues mposhti 2-0 Interit, duke qenë skuadra e vetme që merr pikë të plota në fazën e grupeve. Barcelona fitoi 2-4 në fushën e Plzenit.
Bayern – Inter 2-0 (Pavard 32′, Choupo-Moting 72′))
Episod i çuditshëm në minutën e 8-të të takimit mes Bayernit dhe Interit, në “Allianz Arena”. Nicolo Barella i zikaltërve godet fluturimthi nga jashtë zonës me topin që drejtohet nga porta, por Sadio Mane e devijon me duar sikur të ishte portier, në tentativë për të mbrojtur fytyrën. Çuditërisht gjyqtari nik akordon penallti, pasi edhe pse konsultohet me sistemin VAR. Një episod që pa dyshim do të ngjallë diskutime për standardin e përdorur.
32′ – Zhbllokohet takimi në “Allianz Arena”, Benjamin Pavard godet saktë me kokë pas krosimit të Kimmich nga këndi.
72′ – Shënon të dytin Bayerni me Choupo-Moting, me një goditje fantastike nga jashtë zonës.
Victoria Plzen – Barcelona 2-4
Liverpool – Napoli 2-0
Marseille – Tottenham 1-2
