Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kukësi dhe Egnatia ndajnë nga një pikë, VAR i vjen në ndihmë rrogozhinasve

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e parë e javës së 28-të mes Kukësit dhe Egnatia në stadiumin e Kamzës. Verilindorët patën më shumë iniciativë në të parën ku gjetën edhe golin me anë të Gj.Taipit, ndërsa në të dytën, rrogozhinasit ndryshuan sjellje dhe barazuan me anë të Imerit. Por, në fund, Egnatias në ndihmë i erdhi edhe VAR që anuloi një gol të Lulaj në minutat e fundit të ndeshjes.

Sa i takon kronikës së sfidës, Kukësi ishte superior dhe u shfaq shumë kërkues në pjesën e parë. I pari që rrezikoi kuadratin e rrogozhinasve ishte Edi Basa në minutën e 10, i cili pati një mundësi të shkëlqyer por nuk gjeti kuadratin e portierit Hasanbelli. Në vazhdim, ishte radha e Bruno Lulajt i cili edhe pse në vështirësi provoi goditjen, mirëpo pa shënjestrën e duhur.

Sakaq, në të 29-tën ishte radha e Egnatias për të rrezikuar, teksa Bledar Lila në hyrje të zonës nuk pati saktësinë për të vendosur në provë gardianin Çollari. Ndërkaq, momenti vendimtar i së parës erdhi në minutën e 32-të, kur Gj. Taipi finalizoi në gol aksionin që e nisi vetë, teksa me anë të një kthese spektakolare në zonë dërgoi në festë të tijtë. Për t’u përmendur që para se Taipi të dërgonte topin në rrjetë, Ndreca u dal nga tranversa.

Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi me ritëm pasi vendasit kërkonin barazimin me çdo kusht teksa në minutën e 62-të protestuan për një penallti pas prekjes së topit me dorë nga ana e Sh.Taipit pas goditjes së Jackson. Një minutë më pas, Jackson pati rastin e artë pas gafës së portierit Çollari, mirëpo braziliani me portën e boshatisur u ndal nga De Lucas. Por, Egnatia u shpërblye në minutën e  79-të pas një goli të Imerit, i cili goditi saktë brenda zonës me portierin Çollari i cili kishte pamjen e kufizuar prej lojtarëve para tij.

Ndërkaq, rrogozhinasit i shkuan shumë pranë përmbysjes me anë të Pedros, por braziliani gaboi me portën e boshatisur. Nga ana tjetër, Kukësi nuk ishte i kënaqur me barazimin dhe provoi ta fitonte ndeshjen madje gjeti rrugën e rrjetës me anë të Lulajt. Por, VAR i erdh në ndihmë Egnatias pasi mbrojtësi e prek topin me dorë.

Në fund, 90-minutat u mbyllën në barazim 1-1, me skuadrat që ndajnë nga një pikë, teksa Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 47 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Laçi, ndërsa Egnatia mbetet e teta me 30 pikë.

Kronika e ndeshjes:

90+5′ Përfundon ndeshja në Kamzë, Kukësi dhe Egnatia ndalën në barazim 1-1

89′ Kukësi gjen golin e dytë me anë të Lulajt, mirëpo ndërhyn VAR dhe anulon festën e verilindorëve pasi mbrojtësi e prek topin me dorë

 

83′ Egnatia shumë pranë përmbysjes së madhe, Pedro humbet rastin me portën e boshatisur

78′ Goooool! Egnatia barazon shifrat, Imeri godet saktë brenda zonës teksa portieri Çollari nuk arrin të shmangë golin, edhe prej pamjes së kufizuar para tij

63′ Shans i artë për Egnatian, portieri Çollari gabon krejtësisht në pasim dhe aty Jackson përfiton por në fund goditja e brazilianit ndalet nga De Lucas me topin që ndalet edhe në tranversë

62′ Egnatia pretendon për penallti, goditja e Jackson bie në dorën e Sh.Taipit por arbitri Myrtja vazhdon lojën

55′ Momente tensioni nga ana e dy stafeve të skuadrave në një moment zëvendësimi, megjithatë për fat situata nuk agravohet shumë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Kamëz, Kukësi në epërsi pas golit të Gj.Taipit, me verilindorët që shfaqën më shumë kërkues se Egnatia

45+1′ Kukësi shfaqet sërish në zonën e rro45+’gozhinasve, por goditja e Ndrecës përfundon shumë larg kuadratit të Hasanbellit

32′ Vjen goli i parë në Kamëz, Gj.Taipi finalizon një aksion të nisur nga vetë ai, teksa Ndreca u ndal nga traversa ndërsa më pas mesfushori shënoi me një kthesë të bukur në zonë

29′ Shfaqet më në fund edhe Egnatia, rrogozhinasit i shkojnë pranë golit me anë të Bledar Lilës

28′ Verilindorët provojnë me Lulajn, por mbrojësi nuk ka saktësinë e duhur

21′ Sërish Kukësi në aksion, Bahtiri lëviz mirë në zonë, pason për Basan që godet portën por topi ndalet nga Krivanjeva

10′ Mundësi e artë për Edi Basan, por kroati nuk përfiton dhe gabon i vetëm përballë portierit Hasanbelli

4′ Kukësi e nis me vrull sfidën, por Krasniqi largon topin në këndore edhe pse rrezikon jo pak portën e tij

1′ Nis ndeshja në stadiumin e Kamzës, Kukësi pret Egnatian

Formacionet zyrtare:

Kukësi (4-3-3): Çollari, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Gj.Taipi, De Lucas, Sh.Taipi, Basa, Bahtiri, Musta
Trajneri: Diego Longo

Egnatia (4-2-3-1): Hasanbelli, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Duranski, Agbekpornu, Lila, Ademi, Jackson, Pedro Augusto
Trajner: Zekirija Ramadani

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...