Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kukësi “hedh pas krahëve” krizën, verilindorët mposhtin Dinamon

Pas katër ndeshjeve pa fitore, nga të cilat dy i kishte humbur me rezultat të thellë ndaj rivalëve direktë si Laçi e Partizani, Kukësi është rikthyer te fitorja teksa në Kamëz mposhti me rezultatin 0-2, Dinamon. Sa i takon kronikës së ndeshjes, deri në minutën e 17 kur u zhbllokua edhe sfida, munguan rastet e rrezikshme. Ishte pikërisht ky moment kur verilindorët morën një dhuratë nga Prodani i cili ishte i pafat në momentin kur topi iu përplas në këmbë dhe përfundoi në portën e tij, me portierin Simoni që nuk mundi të reagonte teksa më parë kishte ndalur goditjen e Milunovic.

Në vazhdim, Dinamo provoi me Rimal Haxhiun në minutën e 23, si dhe me kapitenin Ibraimi në të 47-tën, mirëpo të dy futbollistët nuk kishin saktësinë e duhur dhe nuk arritën të vendosnin në provë portierin Tafas. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, verilindorët u treguan cinikë në rastin e parë që iu erdhi dhe Milunovic në minutën e 55 mposhti me kokë portierin Simoni.

Sulmuesi shfrytëzoi më së miri një pasim të De Lucas dhe “tundi” për herë të gjashtë rrjetën në këtë sezon. Sakaq, të besuarit e trajnerit Diego Longo gjetën edhe golin e tretë me anë të Feijao në minutën e 68, mirëpo sulmuesi nuk mundi të festonte pasi ishte në pozicion jashtë loje.

Përtej të gjithë përpjekjeve të Dinamos, rezultati nuk ndryshoi dhe Kukësi mori një trepikësh të rëndësishëm për të ruajtur vendin e tretë, por edhe për t’iu afruar më shumë Laçit të vendit të dytë. Aktualisht, verilindorët kanë 42 pikë, ndërsa Dinamo mbetet në pozita të vështira teksa renditet në vendin e tetë me 23 pikë.

Kronika e ndeshjes:

90+4′ Përfundon ndeshja në Kamëz, Kukësi rikthehet te fitorja pas katër javësh, mposht me rezultatin 0-2 Dinamon

88′ Haxhiu edhe një herë shfaqet i rrezikshëm në zonën e verilindorëve, por anësori nuk ka saktësinë e duhur dhe godet jashtë

73′ Reginaldo “kërcënon” Tafas, sulmuesi godet me kokë ndërsa portieri ia del ta largojë topin në këndore

68′ Pas një këmbëngulje të gjatë, verilindorët e gjejnë rrugën për te goli i tretë, por festa është e pavlefshme pasi Feijao gjendet në pozicion të parregullt, teksa edhe VAR konfirmon vendimin e anësorit

66′ Kukësi pranë golit të tretë me një aksion të nisur nga Basa, kroati pason për Ndrecën që nuk përfiton e më pas krijohet një rrëmujë në zonën e Dinamos, teksa në fund portieri Simoni ndal Gjelbërim Taipin

 

61′ Dinamo kërkon të rihapë llogaritë e takimit, Reginaldo provon nga distanca por nuk shqetëson Tafas

 55′ Goooool! Kukësi dyfishon shifrat me anë të Milunovic, sulmuesi shfrytëzoi më së miri harkimin e De Lucas dhe me kokë mposhti portierin Simoni

 

45′ Nis pjesa e dytë në Kamëz, Dinamo kërkon barazimin pas autogolit të Prodanit në pjesën e parë

45+2′ Kapiteni Ibraimi merr përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi, por është i pasaktë me sferën që shkon larg portës së Tafas

41′ Haxhiu dhe Chinedu kombinojnë me njëri-tjetrin, por De Lucas tregohet i vëmendshëm dhe ndal aksionin e Dinamos

31′ Probleme për Tafas i cili në një moment dukej se e kishte të pamundur të vazhdonte lojën, megjithatë gardiani i verilindorëve kalon problemin dhe vijon të mbetet në fushë

23′ Dinamo provon të kundërpërgjigjet me anë të Rimal Haxhiut, por goditja e tij përfundon shumë larg kuadratit të Tafas

17′ Kukësi kalon në avantazh pas një aksioni të rrjedhshëm nga krahët me anë të Basa, i cili gjen Milunovic që ndalet nga Simoni, por në fund Prodani i Dinamos në mënyrë të pavullnetshme shtyn topin në portën e tij

 

1′ Starton me një vonesë 5-minutëshe ndeshja në Kamëz për shkak të problemeve me rrjetat e portës, Kukësi pret Dinamon

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO (4-2-3-1): Simoni, Siljanovski, Sofranca, Samake, Prodani; Demiri, Sidibe; Haxhiu, Ibraimi, Mihana; Chinedu. Trajner: Bledar Devolli. 

KUKËSI (4-3-3): Tafas; Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Ndreca; Gjelbrim Taipi, De Lucas, Shqiprim Taipi; Milunovic, Feijao, Basa. Trajner: Diego Longo.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...