Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

VIDEO/ Kundërshtari humbi jetën pas përballjes në ring, boksieri: Nuk duroj më, do vras veten!

Boksi është një sport i dhunshëm dhe ata të cilët e praktikojnë atë, gjithnjë guxojnë së tepërmi. Bota e boksit njeh edhe raste fatale ku si pasojë e goditjeve të forta, sportistë kanë humbur jetën apo kanë pësuar dëme të parikuperueshme. Një nga rastet ekstreme ka ndodhur së fundmi, teksa dy ditë më parë një boksier afrikan humbi jetën si pasojë e goditjeve të marrë në ring.

24-vjeçari Simiso në një moment të caktuar e humbi tërësisht orientimin dhe nisi të godasë në hapësira boshe duke menduar se përballë kishte kundërshtarin. Me të kuptuar situatën, arbitri ndaloi lojën ndërsa boksieri 24-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital ku për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte.

Por, tashmë, telashet kanë nisur për kundërshtarin e 24-vjeçarit i cili ka marrë kërcënime dhe ofendime të shumta në rrjetet sociale. Mntungwa ka treguar se nuk mund t’i duroj më ofendimet e rënda dhe se së fundmi ka menduar të vrasë veten.

“Jam përballur me shumë kritika dhe ofendime në rrjetet sociale prej momentit kur Simiso u shtrua në spital. Por, tani që ai ka humbur jetën, fyerjet, ofendimet dhe kërcënimet janë shtuar. Nuk duroj dot më, më ka mbetur vetëm një zgjidhje; të vras veten. Edhe fqinjët e mi kanë folur në mënyrë shumë të shëmtuar për mua, nuk ndjehem më i sigurt.

Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk jam unë ai që e vrava Simison, ne bëmë një ndeshje boksi dhe ajo nuk ishte luftë për jetën apo vdekjen. Unë doja vetëm të fitoja titullin për të ndryshuar jetën time dhe të familjes sime. Tani njerëzit më konsiderojnë vrasës, por mund të kisha qenë edhe unë ai që mund të humbiste jetën. Është e trishtueshme, por unë nuk u futa në ring me qëllimin për ta vrarë atë”, u shpreh Mntungwa.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Featured

Marsel Ismajlgeci nuk është më lojtari i Tiranës. “SuperSport” mëson se kapiteni është larguar nga ekipi dhe do të transferohet në Bosnja dhe Hercegovina...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...