Connect with us

Hi, what are you looking for?

Video

VIDEO/ Kundërsulm i rrezikshëm në fund, por zëvendës-trajneri hyn në fushë dhe e ndal

Një episod qesharak, që ka shkaktuar tension, është regjistruar në kategoritë e ulëta spanjolle, konkretisht në Tercera Division, në ndeshjen mes Villanueva del Pardillo dhe Colmenar Viejo, që u mbyll në barazim 1-1.

Pak minuta nga fundi, portieri i vendasve nisi mirë aksionin, duke nxjerrë të tijtë në kundërsulm, në një situatë të favorshme 4 kundër 2, por miqtë këtë herë i shpëtoi ndihmës-trajneri.

Menjëherë sapo pa se aksioni mund të shndërrohej në kërcënim, ai u ngrit nga pankina, vrapoi në fushë dhe gjuajti topin, duke ia hequr nga këmbët sulmuesve të vendasve.

Menjëherë shpërtheu tensioni dhe nervozizmi i vendasve, teksa arbitri ndëshkoi me karton të kuq ndihmës-trajnerin mik dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...