Interi fiton Kupën e Italisë për edicionin e dytë radhazi. Dhe për herë të nëntë në histori, duke barazuar Romën. Më mirë në këtë turne ka bërë vetëm Juventusi, 14 herë fitues i këtij trofeu.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Interi fiton finalen e parë, Lautaro i dhuron Kupën e Italisë
- VIDEO/ Autogoli më qesharak, shënon në portën e tij dhe dëmtohet!
- Jo vetëm argjentinas, Mancini fton edhe një brazilian tek Italia
- VIDEO/ 1000 ndeshje zyrtare, nderohet portieri legjendar
Skuadra e Simone Inzaghit iu fal dygolëshit të Lautaro Martinez për të thyer 1-2 Fiorentinën, që kaloi e para në avantazh me anë të Nico Gonzalez.
Interi do të luajë një tjetër finale oas disa ditësh (10 qershor). Atë më të rëndësishmen: finalen e Champions League ndaj Manchester City në Stamboll.
