Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Kuqezinjtë luajnë vetëm një pjesë, Katari na mposht në miqësoren e Marbellas

Ka përfunduar me humbjen minimale 1-0, miqësorja e Shqipërisë ndaj Katarit, e cila u zhvillua pasditen e sotme në qytetin e Marbellas, në Spanjë, por për fat të keq nuk u transmetua në asnjë televizion.

Rezultati i ndeshjes u vendos në pjesën e parë, ku Katari shënoi me një penallti, ndërsa në 45-minutëshin e dytë kuqezinjtë u shfaqën shumë më kërkues, por pa arritur të shënojnë.

Herald Marku provoi dy herë me specialitetin e tij, goditjet e dënimit, ndërsa Turkaj tentoi portën me kokë, por në asnjë rast kuqezinjtë nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se edhe gjykimi la për të dëshiruar, pasi nuk u akordua një penallti në favor të kuqezinjve, si dhe u ndal Cara në nëj rast të mirë shënimi, për një pozicion jashtë loje inekzistent, që provokoi edhe reagimin e trajnerit Reja, i ndëshkuar më pas me karton të verdhë.

Në këtë miqësore, pjesa dërrmuese e futbollistëve vinin nga Kategoria Superiore, ndërsa më 16 dhe 19 nëntor Shqipëria do të përballet me Italinë dhe Armeninë në “Air Albania”, aty ku trajneri Reja do të ketë sërish nën urdhrat e tij legjionarët kuqezi.

Kronika: 

Sërish pranë barazimit Shqipëria, edhe njëherë është H.Marku që i afrohet golit

Shqipëria pranë barazimit, Turkaj pranë golit. Nga ana tjetër kuqezinjtë pretendojnë për penallti teksa pas protestave, trajneri Reja ndëshkohet me karton të verdhë

Shqipëria pranë golit të barazimit, H.Marku provon nga distanca por goditja e mesfushorit të Vllaznisë përfundon ngjitur me shtyllën

Zhbllokohet ndeshja në Marbella, e pëson Shqipëria. Katari zhbllokon shifrat nga 11-metrat

Kombëtarja Shqiptare luan pasditen e sotme një tjetër sfidë miqësore, teksa këtë herë do të vihet përballë Katarit, vendit organizator të Kupës së Botës 2022.

Ashtu si sfida me Arabinë Saudite pak javë më parë, edhe kjo ndaj Katarit do të “luhet në terr”, pasi nuk do të transmetohet në asnjë ekran televiziv, si kusht i vënë nga kundërshtarët.

Trajneri Reja ka përzgjedhur kryesisht futbollistë që luajnë në Kategorinë Superiore, teksa është publikuar edhe formacioni me të cilin do ta nisin miqësoren ndaj Katarit.

Shqipëria: Dajsinani; Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Hakaj, Cara, Abazaj

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...