Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Laçi dominon dhe fiton në Mal të Zi, perla e Mazrekajt kualifikon kurbinasit

Goli i Mentor Mazrekajt jep fitoren dhe kualifikimin Laçit ndaj malazezëve të Iskras. Pas barazimit 0-0 në “Elbasan Arena”, bardhezinjtë e Shpëtim Duros arritën të fitonin në ndeshjen e luajtur në Podgoricë, duke siguruar kalimin në raundin e dytë të Conference League.

Ashtu si në ndeshjen e parë, Laçi ishte më këmbëngulës, dominoi dhe u shpërblye, duke vijuar paraqitjet pozitive në arenën ndërkombëtare. Minutat e para të ndeshjes ishin të ekuilibruara me kurbinasit më kërkues, por në anën tjetër dhe vendasit tentuan që të lënë shenjë, por pa e vënë në rrezik serioz portierin Dajsinani.

Në të 19-ën u regjistrua episodi që bëri diferencën, me Mentor Mazrekajn që tregoi klasin e tij. Kapiteni i nënkampionëve të Shqipërisë, ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi që nuk u devijua dot nga askush, me topin që u ndal në trekëndëshin e portës së Iskrës.

Laçi në avantazh, dhe gjithçka u bë me e lehtë për skuadrën kurbinase. Në vijim e deri në fund, bardhezinjtë humbën disa raste të pastra. Adeleke dhe Guindo ishin rrezik potencial në kundërsulme, megjithatë pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesë e dytë kishte të njëjtën fytyrë si e para, me Laçin që menaxhoi mjaft mirë, duke marrë rezultatin që i mjaftoi për të marrë kualifikimin në raundin e dytë. Shumë raste të pa konkretizuara nga ekipi ynë, por në fund pati festë shqiptare në Podgoricë nga tifozët laçianë, të cilët shijuan një mbrëmje të bukur e plot emocione.

Hera e katërt në pesë vitet e fundit që kurbinasit arrijnë që të kalojnë minimalisht një tur, duke dëshmuar se në Europë e kanë recetën e suksesit. Kundërshtarët e radhës për Laçin do të jenë moldavët e Petrocub, të cilët eliminuan maltezët e Florianas me rezultatin e përgjithshëm 1-0.

Conference League, raundi i parë

ISKRA-LAÇI 0-1 (Mazrekaj 19′)

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Babatunde dhuron një pasim për Fatmir Prengajn, i cili gjuan fort nga një pozicion diagonal. Devijon në këndore portieri i Iskrës.

 85′ Iskra kërcënon portën e Laçit. Nikac gjuan me kokë, topi mbi tra.

 80′ Çfarë shansi për Laçin! Guindo nis Mazrekajn, i cili del i vetëm përballë portierit të Iskrës, por gjuajtja e kapitenit të Laçit ndalet nga Kordic.

 80′ Zgjohen vendasit. Darko Nikac kërcen lart dhe gjuan me kokë pas një krosimi nga këndorja, topi përfundon jashtë.

 70′ Laçi pranë golit të dytë. Adeleke dhe Guindo kuptohen bukur me njëri-tjetrin, por sulmuesi nga Mali gjuan jashtë.

 67′ Michel Babatunde provon të majtën pak çaste pasi u fut në fushë, goditje e pasaktë e lojtarit të Laçit.

 64′ Provojnë me radhë Adeleke dhe Ujka, por topi nuk përfundon në portën e Iskrës.

 48′ Laçi e fillon në sulm edhe pjesën e dytë. Guindo lëviz bukur në krahun e majtë, driblon një kundërshtar dhe gjuan. Grushton Kordic, arbitri sinjalizon për pozicion të parregullt të Adelekes.

 43′ Aksion fantastik i Laçit. Mazrekaj, Guindo, Adeleke, por ky i fundit gabon pasi driblon portierin, duke gjuajtur jashtë.

 39′ Kurbinasit sërish të rrezikshëm. Adeleke lëviz bukur, por gjuajtja e sulmuesit nigerian nuk është e saktë.

 35′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin për të shënuar golin e dytë. Saliou Guindo marshon drejt portës kundërshtare. Në fund zgjedh të pasojë për Adeleken, Mitrovic largon topin dhe mban në lojë Iskrën.

 29′ Dalje e shpejtë e ekipit të Duros. Mazrekaj gjen Spahiun në krahun tjetër. Mesfushori i kurbinasve shmang bukur dy lojtarë, por diagonalja e tij është shumë e lehtë. Pret pa probleme portieri malazes.

 21′ Kundërsulm i shpejtë i Laçit, Mazrekaj dhuron spektakël në krahun e majtë, kapiteni pason për Zikon, gjuajtja e të cilit nuk është e saktë.

 19′ Laçi në avantazh. Mentor Mazrekaj ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi. As Adeleke dhe as Ujka nuk e debijojnë topin që ndalet në trekëndësh.

 13′ Mazrekaj kroson nga e majta, Spahiu gjuan me kokë, topi jashtë.

 11′ Goditje dënimi për vendasit. Kojasevic kërcen më lart se mbrojtja kurbinase, topi ngjitur me shtyllën.

 8′ Laçi në sulm. Mentor Mazrekaj dhe Sebastjan Spahiu kombinojnë bukur mes tyre, ky i fundit gjuan, devijon mbrojtja e Iskrës.

 

Laçit i mungoi vetëm goli në ndeshjen e parë ndaj Iskras (Mali i Zi), por bardhezinjtë do të tentojnë ta gjejnë atë në Podgoricë, njëkohësisht edhe kualifikimin në raundin e dytë të Conference League. Në barazim pa gola përfundoi sfida e parë e luajtur në “Elbasan Arena”, ndërkohë që përballja e kthimit do të zhvillohet në kryeqytetin malazez duke nisur prej orës 21:00, takim që do të transmetohet në SuperSport 2.

Trajneri Shpëtim Duro ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar të nënkampionëve të Shqipërisë. Në stol kanë përfunduar dy malazezët Dejan Zarubica dhe Marko Roganovic. Sfida e parë me bardhezinjtë nga minuta e parë për serbin Luka Cucin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Renato Ziko është spostuar në mesfushë, ndërkohë që në vend të tij në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Rudolf Turkaj.

FORMACIONET ZYRTARE

ISKRA (4-3-3): Kordic; Saletic, Mitrovic, Kumburovic, Obradovic; Popovic, Markovic, Boljevic; Pavlicevic, Nikac, Kokasevic. Trajner: Dervish Hadziosmanovic.

LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Cucin, Malota, Velkoski, Turkaj; Ujka, Ziko, Spahiu; Adeleke, Guindo, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...