Conference League

VIDEO/ Laçi “ngec” në shtëpi, Iskra mban portën të paprekur në përballjen e parë të Conference League

Ndeshja e parë e Conference League ndaj malazezëve të Iskra-s rezultoi më e vështirë seç pritej për skuadrën e Laçit, që nuk ka mundur të marrë më shumë se barazimin pa gola në “Elbasan Arena”.

Kurbinasit diktuan ritmin e thuajse të gjithë takimit, megjithatë rezultati final i saj është 0-0.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa ishin kurbinasit ata që dominuan këtë fraksion. Akinyemi, Guindo dhe Mazrekaj tentuan në disa raste që të gjenin rrugën drejt rrjetës, megjithatë ishin të pafat. Ndërsa në përfundim të kësaj pjese ishte portieri Dajsinani ai që bëri heroin, ndërsa realizoi dy super pritje duke mbajtur të paprekur portën e Laçit.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga djemtë e Shpëtim Duros, të cilët e nisën këtë fraksion më kërkues, duke e mbajtur topin në gjysmëfushën e Iskra-s. Në disa raste të njëpasnjëshme kurbinasit kërkuan të gjenin rrugën drejt rrjetës, por pa sukses.

Ndëkohë flagrant mund të cilësohet minuta e 66’, kur një nga mbrojtësit e malazezëve bëri ndërhyrje të gabuar ndaj Akinyemit në zonë, megjithatë për arbitrin gjithçka ishte e rregull dhe nuk akordoi penallti për skuadrën shqiptare.

Ndeshja e kthimit në Mal të Zi do të luhet pas një jave, pra më 14 korrik në Podgoricë, dhe ekipit të Laçit i duhet me patjetër fitorja që të sigurojë vazhdimësinë në raundin tjetër të Conference League.

 

Laçi-Iskra (0-0)

Conference League 

90’-Ujka gjuan topin nga distanca, për të gjetur rrugën drejt golit, por ndalet nga portier Kordic.

72’-Dëmtohet Spahiu, lojtari i kurbinasve lë fushën e lojës, Laçi duhet të gjejë zëvendësuesin.

69-Mazrekaj kroson topin drejt zonës, dhe Akinyemi e godet me kokë, por nuk ia del të realizojë.

66’-Lojtarët e Iskra-s bëjnë ndërhyrje të gabuar ndaj Akinyemit, për arbitrin gjithçka ishte e rregullt.

57’-Pas një krosimi në zonë, Ujka kërkon të shënojë me kokë, por ndalet nga portieri Kordic.

49’-Spahiu tenton të gjejë golin me goditje dënimi, por e dërgon topin mbi portë.

47’-Mazrekaj godet nga distanca, por e dërgon topin shumë larg portës.

Nis pjesa e dytë e Laçi-Iskra në “Elbasan Arena”.

Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e Laçi-Iskra.

47’-Laçi rrezikon sërish, Iskra kërkon të gjejë rrugën drejt rrjetës, por Dajsinani reagon mjaft mirë dhe e ndal.

47’-Velkovski kërkon të gjejë rrugën drejt portës, por e dërgon topin shumë larg.

46’-Iskra tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por ndalet nga Dajsinani.

44’-Mazrekaj kroson topin në zonë, por ndalet nga Kordic.

30’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Guindo, Mitrovic merr karton të verdhë.

14’-Laçi shumë pranë golit me Guindo që pas një asisti nga Akinyemi tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por topi u devijua nga lojtarët e Iskra-s.

03’-Akinyemi tenton të gjejë rrugën drejt rrjetës, por ndalet nga portieri Iskra-s.

Nis ndeshja kualifikuese e Conference League Laçi-Iskra në “Elbasan Arena”

Formacionet zyrtare:  

Laçi: Dajsinani, Ziko, Velkovski, Malota, Roganovic, Mazrekaj, Spahiu, Ujka, Akinyemi, Guindo, Zarubica.

Trajner: Shpëtim Duro

Iskra: Kordic, Obradovic, Kumburovic, Mitrovic, Saletic, Boljevic, Markovic, Popovic, Kojasevic, Nikac, Pavlicevic

Trajner: Hadziosmanovic

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency