Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

VIDEO/ Laçi perfekt, mposht me “tris” Kukësin dhe shkon -3 nga kreu

Laçi kaloi edhe Kukësin, dhe tani ndodhet vetëm tre pikë larg kreut. Bardhezinjtë e Mirel Josës zhvilluan një ndeshje perfekte, fituan 3-0 përballë ekipit verilindor, duke regjistruar triumfin e dhjetë në 11 takimet e fundit në Abissnet Superiore.

Renato Malota zhbllokoi sfidën në minutën e shtatë falë një goli të bukur me kokë pas një krosi të Mazrekajt. Vendasit realizuan edhe golin e dytë katër minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Asist i kapitenit Ardit Deliu dhe finalizim i nigerianit Adeleke, i cili gjeti golin e parë me ekipin kurbinas. Rastet nuk munguan, sfida prodhoi duele të forta dhe u zhvillua me intensitet të lartë.

[jsStandings id =”271871″ columns =”played_chk;point_chk;emblem_chk”]

Iljasa Zylfiu vulosi suksesin me “tris” të Laçit në minutat shtesë. Goli i parë në kampionat dhe për sulmuesin nga Lugina, i cili festoi me familjarët e pranishëm në stadium dhe tifozët.

Djemtë e Mirel Josës janë ngjitur në kuotën e 43 pikëve, dhe tani numërojnë tre pikë më pak se Tirana që u mposht në Kamzë përballë Kastriotit. Dy ekipet kryesuese do të përballen me njëra-tjetrën javën e ardhshme në “Air Albania”.

Abissnet Superiore
Java e 21-të
Laçi-Kukësi 3-0 (Malota 8′, Adeleke 41′, Zylfiu 90+2′)

Kronika e ndeshjes: 

 90+2′ Vjen edhe goli i tretë. Asist i Roganovic dhe finalizim i Iljasa Zylfiut, i cili gjeti golin e parë sezonal me bardhezinjtë.

 84′ Vasil Shkurtaj kërcënon Laçin. Sulmuesi merr një top nga Gligorov, topi përfundon jashtë.

 76′ Mundësi e mirë për Kukësin për të rihapur ndeshjen, por Dajsinani reagon në mënyrë të shkëlqyer pas gjuajtjes së Milunovic.

 73′ Kundërsulm i shpejtë i Laçit. Deliu pason për Ujkën, por goditja potente e mesfushorit kurbinas grushtohet nga

 72′ Laçi përsëri në sulm. Kthesë e menjëhershme e Julian Shehut, topi ngjitur me shtyllën.

 62′ Laçi pranë golit të tretë. Inkursion fantastik i Mazrekajt në krah, asist për Velijan, i cili humbet një mundësi shumë të mirë.

 52′ Tenton Gjelbrim Taipi, por goditja e kapitenit të Kukësit është e pasaktë.

 46′ Serxho Ujka pengohet në zonë, laçianët pretendojnë për penallti, por arbitri vazhdon lojën.

 45′ Mundësi e mirë për Bruno Lulajn, por gjuajtja me kokë e mbrojtësit kuksian përfundon jashtë.

 41′ Bardhezinjtë shënojnë edhe golin e dytë. Asist i kapitenit Deliu dhe finalizim i Adelekes. Goli i parë me Laçin për 23-vjeçarin nigerian.

 34′ Emiliano Musta provon nga 35 metra, pret pa probleme Dajsinani.

 33′ Adeleke del i lirë para portës, por diagonalja e tij pritet nga Tafas. Sulmuesi i bardhezinjve në pozicion të parregullt.

 26′ Duele të forta në fushë, moment tensioni mes Deliut dhe Lucas.

 23′ Kundërsulm i bukur i Laçit. Ujka pason me finte për Mazrekajn, i cili dhuron një top për Velijan, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga mbrojtja mike.

 18′ Mazrekaj lëviz bukur në krah dhe gjuan, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

 

 8′ Laçi në avantazh. Mentor Mazrekaj kroson nga goditja e dënimit, Renato Malota gjuan bukur me kokë, topi në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

2′ Laçi jep shkëndijen e parë të ndeshjes, Velija vendos në provë Tafas i cili pret me siguri

1′ Starton ndeshja në Laç, vendasit presin Kukësin në një përballje direkte për vendin e dytë

Laçi pret Kukësin teksa kurbinasit kërkojnë të rrisin avantazhin ndaj Kukësit për të blinduar vendin e dytë, por edhe për t’i bërë presion Tiranës kryesuese. Laçi vjen nga një formë e shkëlqyer ku kanë koleksionuar katër fitore në katër ndeshjet e fundit.

Sakaq, trajneri Mirel Josa ka përzgjedhur formacionin që zbret në fushë kundër verilindorëve. Lajm i mirë është se rikthehet Mentor Mazrekaj, ndërsa në sulm nga minuta e parë do ta nisë edhe transferimi i janarit, Adeleke së bashku me Velijan.

Nga ana tjetër, edhe Kukësi vjen në një formë të mirë pas dy fitoreve radhazi që rikthyen entuziazmin te verilindorët. Tekniku Diego Longo duket se ka në gjendjen 100% Vasil Shkurtaj, me sulmuesin që e nis nga minuta e parë ndërsa një fanellë titullari i është dhuruar edhe Basas, ndërsa në të majtë të sulmit pozicionohet Musta.

Formacionet zyrtare

Laçi: Dajsinani, Ziko, Malota, Velkovski, Roganovic, Deliu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Adeleke, Velija
Trajner: Mirel Josa

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, De Lukas, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basa, Musta, Shkurtaj
Trajner: Diego Longo

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...