Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Lautaro bën dopietë, Interi rikthehet te fitorja

Lautaro bën dopietë
Lautaro bën dopietë

Lautaro bën dopietë dhe i jep 3 pikët Interit. Zikaltrit rikthehen te fitorja dhe e bëjnë këtë në derbin lombard përballë Cremoneses në transfertë. Një dygolësh i Lautaro Martinez, që këtë herë luante me shiritin e kapitenit, vendosi fatin e sfidës, me zikaltrit që morën 3 pikët në prag të një jave mjaft impenjative.

Ndeshja nisi malore për të besuarit e Inzaghit, pasi në minutën e 11’ Okereke lëshoi një goditje perfekte nga jashtë zonës, duke gjetur trekëndëshin e portës së Onanës dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.

 

Megjithatë ky gol zgjoi zikaltrit, që zhvendosën lojën në gjysmëfushën e vendasve dhe gjetën golin e barazimit në të 21-tën me anë të Lautaros, që u gjend në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të grushtuar nga portieri i Cremoneses.

 

Edhe goli i dytë u shënua nga argjentinasi, që ishte më i frymëzuar me shiritin në krah dhe në të 65-n mori një pasim të bukur në zonë, për të dërguar topin në rrjetë.

 

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me Interin që merr tre pikët dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 40 pikë, gjithsesi shumë larg Napolit që kryeson renditjen.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...