Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO: Lautaro shmang humbjen e Interit, Bayerni mposht “Djajtë e Kuq”, Arsenali “stërvitet” me PSV-në

Shtatë gola në “Allianz Arena” në sfidën mes Bayernit dhe Manchester United (4-3), e dominuar nga kampionët e Gjermanisë, të cilët nuk e vunë në diskutim fitoren, edhe pse rezultati nuk e jep këtë përshtypje. Bavarezët shënuan të parët dhe qëndruan për pjesën më të madhe të kohës në epërsi të dy golave, duke treguar supermacinë ndaj skuadrës së Ten Hag.

Lautaro Martinez shpëton nderin e Interit, që e nisi shume keq sfidën në fushën e Real Sociedadit, duke pësuar që në fillim, por sulmuesi argjentinas ktheu baraspeshën pak para se të mbyllej koha e rregullt, me sfidën që përfundoi 1-1.

Arsenali e pati si stërvitore ndeshjen me PSV-në, duke shënuar plot katër gola.

Napoli ia doli të merrte tri pikë në fushën e Bragës 2-1, ndoshta dhe me pak fat, pasi goli i fitores në fakt ishte autogol.

Salzburgu u tregua skuadër cinike në fushën e Benfikës, ku fitoi me rezultatin 0-2, ndërsa Sevilla – Lens u mbyll 1-1.

Real Sociedad – Inter 1-1 

Shënues: Mendez 4’/ Lautaro 87′

Bayern – Manchester United 4-3

Shënues: Sane 28′, Gnabry 32′, Harry Kane 53′ pen., Tel 90+2/ Hojlund 49′, Casemiro 88′, 90+5′

Arsenal – PSV 4-0

Shënues: Saka 8′, Trossard 20′, Gabriel Jesus 38′, Odegaard 70′

Sevilla – Lens 1-1

Shënues: Ocampos 9′, Fulgini 24

Benfica – Salzburg 0-2

Shënues: Simic 15′ pen., Gloukh 51′

Braga – Napoli 1-2

Shënues: Bruma 84’/ Di Lorenzo 45+1′, Niakate 88′ aut.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....