Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Lazio e Strakoshës dhe Hysaj kualifkohet si e dyta në Europa League, kalon Leverkusen

Lazio nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Olympico përballë Galatasaray në ndeshjen përmbyllëse të Grupit E në Europa League. Bardhekaltërit provuan gjatë gjithë 90-minutëshit, mirëpo Immobile me shokë nuk ia dolën të konkretizonin rastet, ndërsa kujtojmë se titullarë për italianët ishin Strakosha dhe Hysaj, me shkodranin që luajti për 63-minuta.

Kështu, pas këtij barazimi, Lazio e mbyll grupin në vendin e dytë, ndërsa turqit renditen të parët dhe kalojnë direkt për në raundin e 1/8-tave. E treta e këtij grupi, Marseille do të luajë në Conference League.

Nga ana tjetër, edhe Bayer Leverkusen ka prerë biletën për në raundin pasardhës teksa e mbyll Grupin G në vendin e parë, pavarësisht se u mposht nga Ferencvaros në transfertë, teksa në këtë ndeshje ishte titullar edhe Myrto Uzuni, por nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës. Sakaq, në këtë grup kalon edhe Betis, ndërsa Celtic përfundon në Conference League.

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes:

Braga-Crvena Zvezda 1-1
Celtic-Betis 3-2
Ferencvaros-Bayer Leverkusen 1-0
Genk-Rapid Vienna 0-1
Lazio-Galatasaray 0-0
Ludogorets-Midtjylland 0-0
Marseille-Lokomotiv Moscow 1-0
West Ham-D.Zagreb 1-0

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...