Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Lazio jashtë Europës, kualifikohet West Ham dhe Nice

Pas disfatës në Olimpico me rezultatin 1-2, Lazio bie edhe në transfertë ndaj holandezëve të AZ Alkmaar. Bardhekaltërit u mposhtën me të njëjtat shifra 2-1, teksa ishin të parët që kaluan në avantazh falë golit të Felipe Anderson. Megjithatë, vendasit barazuan shpejt me Karlson ndërsa në fraksionin e dytë Pavlidis i dhuroi avantazhin dhe kualifikimin të tijve në çerekfinale. Kujtojmë se në këtë sfidë nuk ishte i grumbulluar Elseid Hysaj për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Në ndeshjet e tjera, Nice nuk e vendosi në dyshim biletën për në çerekfinale teksa mposhti me rezultatin 3-1 Sheriff Tiraspol. Francezët kishin fituar 1-0 edhe ndeshjen e parë. Nga ana tjetër, West Ham ishte i pamëshirshëm në sfidën ndaj AEK Larnacas me anglezët që triumfuan me shifrat 4-0.

LEXO EDHE:

  1. Rregulli i ri i zëvendësimeve, nëse lojtari nuk largohet për 10 sekonda…
  2. VIDEO/ Cikalleshi përshëndet ftesën e Sylvinhos me gol, shënon të gjashtin në Arabi
  3. Lista e Sylvinhos me shumë surpriza, Supersport mëson lëvizjet e brazilianit
  4. Bayern Mynih dhe Chelsea heqin dorë nga sulmuesi francez, Inter “fërkon duart”

Ai që hapi llogaritë e ndeshjes ishte italiani Gianluca Scamacca ndërsa Bowen shënoi dy gola para se listës së golashënuesve t’i shtohej edhe Mubama. Kujtojmë se West Ham kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-0. Sakaq, surprizë ishte eliminimi i Villareal nga Anderlecht. Spanjollët u mposhtën në shtëpi me shifrat 0-1 ndërsa në Belgjikë sfida kishte përfunduar në barazim 1-1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...