Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Lazio sheh makthe në Danimarkë, Man. United gjen fitoren e parë, Feyenoordi “tërmet 6 ballë”

Lazio turpërohet në Danimarkë, pasi pëson një humbje të thellë 5-1 në transfertën ndaj Midtjylland, duke konfirmuar se skuadrat e kryeqytetit Italian nuk kanë raporte të mria me fushat në vendet skandinave.

Një vit më parë ishte Roma që pësonte një humbje 6-1 në transfertën norvegjeze ndaj Bodo/Glimt, teksa atëherë tifozët e Lazios nuk humbën mundësinë të talleshin me rivalët e qytetit, por nuk e kishin imagjinuar kurrë se do të përjetonin shumë shpejt një mbrëmje makthi edhe vetë.

Me dy gola në pjesën e parë dhe tre në të dytën, danezët morën një fitore bindëse, ndërsa golin e vetëm për italianët e Maurizio Sarrit, e shënoi serbi Milinkovic-Savic, me një goditje nga distanca.

Reagon mirë edhe Manchester United, që pas humbjes në ndeshjen e parë përballë Sociedadit, mori fitoren e parë në transfertën ndaj Sheriff Tiraspol, me rezultatin 0-2. Jadon Sancho dhe Ronaldo me penallti, zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë për “djajtë e kuq” të Manchesterit, qqë më pas menaxhuan mirë ndeshjen dhe u larguan me tre pikë.

Befason edhe Ferencvaros, që mori tre pikët falë fitores minimale 0-1 në transfertën ndaj Monaco, me një gol në minutën e 80’, ndërsa Feyenoord fitoi me rezultat tenistik 6-0 ndaj austriakëve të Sturm Grazit.

Në sfidat e tjera, Trabzonspor mposhti 2-0 serbët e Crvena Zvezdës, Real Sociedad fitoi 2-1 ndaj Omonias, ndërsa Freiburg triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në Pire ndaj Olympiacosit.

Rezultatet dhe golat:

Sheriff Tiraspol – Manchester United  0-2  (Sancho 17′, Ronaldo 39′)

Midtjylland – Lazio 5-1  (Paulinho 26′, Kaba 30′, Evander 50′, Isaksen 68′, Sviatchenko 72’/ Milinkovic-Savic 57′)

Monaco – Ferencvaros  0-1 (Vecsei 80′)


 

Olympiacos – Freiburg  0-3  (Hofler 5′, Gregoritsch 25′, Gregoritsch 53′)

Qarabag – Nantes  3-0 (Owusu 60′, Zoubir 65′, Jankovic 72′)

Sociedad – Omonia  2-1  (Guevara 30′, Sorloth 80’/ Bruno 72′)

Trabzonspor – Crvena Zvezda  1-0  (Hamsik 16′)

Feyenoord – Sturm Graz  6-0  (Jahanbakhsh 9′ & 40′, Hancko 31′, Danilo 34′, Gimenez 66′. Idrissi 78′)

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...