Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

VIDEO/ Leao nuk mjafton, Atalanta përmbys Milanin dhe e eliminon nga Kupa

Milani, jashtë Kupës së Italisë. “Gjëmën” ia bën Atalanta e Berat Gjimshitit, që e mposhti 1-2 brenda në “San Siro”m madje edhe me përmbysje të rezultatit.

Kartoni i kuq i marrë nga trajneri Gasperini në minutën e 38-të, nuk e dekurajoi skuadrën e Bergamos. Rafael Leao zhbllokoi takimin në minutën e 45-të, po ishte io menjëhershëm reagimi i miqve: Koopmeiners nuk fal brenda zonës në limitet e kohës shtesë të fraksionit hapës.

Lexo edhe:

I pafat mbrojtësi i Milanit, Gabbia, i kthyer nga huazimi për të mbushur boshllëqet e mëdha të krijuara në mbrojtje, pasi ai vetë doli i dëmtuar nga fusha në të 38-tën.

I pafat edhe Jimenez, afrimi tjetër i merkatos së dimrit, pasi shkaktoi penalltinë që i dha fitoren Atalantës (realizoi të dytin nga pika e bardhë Koopmeiners).

Në gjysmëfinale, Atalanta do të përballet me Fiorentinën.

Golat:

Fundi i pjesës së parë në sfidën Milan – Atalanta dhuron shumë emocione. Pak para se të mbyllej ky fraksion, Rafael Leao kalon në epërsi kuqezinjtë.

Ende pa u shijuar deri në fund festa e “Djallit”, Atalanta kundërpërgjigjet me Koopmeiners. U shënuan dy gola, por pjesa e parë u mbyll pa fitues.

Alejandro Jimenez tregohet naiv dhe shkakton 11-metërsh në favor të Atalantës. Vendimi i gjyqtarit  Marco Di Bello konfirmohet edhe nga VAR-i. Koopmeiners tregohet i saktë, 1-2.

 

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...