Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

VIDEO/ Legjenda e UFC përfshihet në një sherr rruge, lë pa ndjenja kundërshtarin

Legjenda e UFC, Nate Diaz u përfshi në një sherr rruge së fundmi në New Orleans teksa u filmua duke luftuar me një amator. Nuk dihen ende arsyet pse Diaz u përfshi në këtë sherr, por sigurisht për të nuk ishte aspak e vështirë për ta fituar duelin. Diaz e mbërtheu fort kundërshtarin dhe në fund e la në tokë të shtrirë pa ndjenja teksa të pranishmëve iu desh të kujdeseshin për ta rikthyer sërish në një gjendje optimale.

Ndërkohë, pas videos që u bë virale në rrjetet sociale, reagoi edhe presidenti i UFC, Dana White i cili u shpreh me bindje se Diaz do të paditej në lidhje me këtë ngjarje. Ndërkohë, nuk mbeti pa komentuar edhe Connor McGregor, me irlandezin që aprovoi kaosin e shkaktuar nga Nate Diaz duke e motivuar 38-vjeçarin për më shumë sherre të tilla.

Lexo edhe: 

Megjithatë, ky nuk ishte konflikti i vetëm gjatë mbrëmjes për Diaz pasi më herët teksa ishte duke ndjekur ndeshjen e mikut të tij Chris Avila, goditi me shishe yllin e televizionit Chase DeMoor, por që për fat të mirë nervat u qetësuan shpejt.

Kujtojmë se Nate Diaz nuk ndeshet si profesionist prej shtatorit të vitit 2022, kohë kur mposhti Donald Ferguson. Në karrierën e tij në UFC, Diaz numëron 36 ndeshje nga të cilat ka fituar 21. Pritet që Diaz t’i rikthehet “zanatit” në muajin gusht të këtij viti teksa do të përballet me personazhin e famshëm nga Youtube, Jake Paul.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...