Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Leicesteri ia falet dy golave të bukur, Werderi zhyt në krizë Schalke 04

Fitore në transfertë për Leicester CityPremier League, ndërkohë që Werder Bremen siguroi suksesin e dytë radhazi në Bundesliga. “Dhelprat” e Brendan Rodgers mposhtën 0-2 Evertonin në “Goodison Park” falë dy golave shumë të bukur në fundin e çdo pjese.

Youri Tielemans zhbllokoi ndeshjen me një eurogol në minutën e 45’, teksa në minutën e 86’ Harvey Barnes gjeti golin e qetësisë për ekipin mik duke finalizuar një kundërsulm perfekt. Me fitoren e sotme, Leicesteri i bashkohet Evertonit në kuotën e 14 pikëve.

 

Werder Bremen mori pikët maksimale në shtëpi pas triumfit 2-1 ndaj Schalke 04. Miqtë gjetën golin në minutën e 16’ me anë të Alex Kral, por VAR-i anuloi festën e “Bluve Mbretërorë”. Vendasit përfituan dhe kaluan në avantazh me Niclas Fullkrug pas gjysmë ore lojë.

 

Werderi dyfishoi rezultatin në minutën e 76’, Marvin Ducksch dërgoi tifozët e pranishëm në “Weserstadion” në festë, teksa goli i Dominick Drexler (89’) i shërbeu vetëm për statistika Schalkes. Vendasit janë ngjitur në vendin e shtatë me fitoren e sotme, ndërsa Schalke mbetet në vendin e fundit në Bundesliga.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...