Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Leipzig bie në transfertë, Wolfsburg fiton dhe i afrohet zonës europiane

Në ndeshjet e javës së 25-të të Bundesligës gjermane, Leipzig u mposht në transfertë me rezultatin 1-0 nga Bochum. Goli i fitores për vendasit u shënua nga Masovic në minutën e 48-të teksa Leipzig pas kësaj disfate humbet terren me dyshen e kreut Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. Aktualisht, Leipzig është në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Bochum ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vend të 14-të duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për garën e mbijetesës.

LEXO EDHE:

Nga ana tjetër, Wolfsburg fitoi në transfertë minimalisht me shifrat 0-1 ndaj Stuttgart. Goli vendimtar u shënua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 56-të nga Marmoush. Një trepikësh që Wolfsburg e afron edhe më shumë me zonën europiane teksa skuadra ngjitet në kuotën e 38 pikëve në vend të shtatë. Ndërsa, Stuttgart “zhytet” edhe më shumë në fundin e tabelës së klasifikimit duke koleksionuar 20 pikë pas 25 ndeshjesh.

Në ndeshjet e tjera, Augsburg barazoi 1-1 me Schalke 04 ndërsa Hoffenheim mposhti me shifrat 3-1 Hertha Berlin.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars. Anis Mehmeti dhe...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...