Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Leipzig në super formë, “presion” Bayernit prek kreun

Leipzig vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive në Bundesliga. Skuadra e trajnerit Marco Rose, triumfoi 2-1 përball Shtuttgart dhe tani ngjitet në vendin e dytë të renditjes, një pikë më pak se Bayerni Munich i vendit të pare. Hungarezi Dominik Szoboszlai ishte njeriu i ndeshjes me dy golat e tij vendimtar që i dhuruan një tre pikësh me tepër vlera skuadrës gjermani.

Minuta e parë të sfidës ishin të qeta me skuadrat të kujdesshme në repartin e prapavijës, ndërsa ndeshja u zhbllokua nga një supergol në minutën e 25-të. Szoboszlai shënoi një eurogol nga një goditje e lirë për ti dhënë epërsinë skuadrës së tij. Pjesa e parë mbeti e pandryshuar në rezultat, ndërsa hungarezi e nisi me të njëjtin marsh edhe fraksionin e dytë.

Szoboszlai gjeti rrugën e rrjetës përsëri në minutën e 49 të sfidës, i tretë këtë sezon në Bundesliga për mesfushorin. Shtutgart u mundua të reagonte dhe në minutën e 68-të rihapi sfidën falë një penallti të akorduar nga sistemi Var.

Nga pika e bardhë e 11 metrave u tregua i saktë mesfushori Chris Fuhrich.  Presioni te Leipzig u ndje në minutat në vazhdim, megjithatë skuadra e Marco Rose ia doli mbanë të mos pësonte dhe të triumfonte me rezultatin 2-1. Pas këtij triumfi Leipzig ngjitet në vendin e dytë në Bundesligë në kuotën e 35 pikve, ndërsa Stuttgart mbete në vendi e 15 me 16 pikë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...