Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Leipzig ngjitet në vendin e dytë, fiton Hertha dhe Leverkusen

Leipzig mori fitoren e katërt radhazi në Bundeligë teksa mposhtën në transfertë Werder Bremen me rezultatin 1-2. Golat për miqtë i realizoi Andre Silva dhe Schlager në pjesën e dytë, ndërsa Gross me golin e tij në minutën e 57-të thjesht sa sigloi barazimin e përkohshëm me Leipzig që u shfaq më këmbëngulës dhe në fund doli me tre pikët e plota.

Pas këtij suksesi, Leipzig ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Werder Bremen mbetet në vendin e nëntë me 21 pikë. Ndërkohë, Bayer Leverkusen fitoi në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0. Autorët e golave për “aspirinat” ishin Diaby dhe Tah, që shënuan nga një gol për pjesë.

Pas këtij trepikëshi, Leverkusen ngjitet në vendin e 11 me 18 pikë, ndërsa Stuttgart mbetet në vend të 16 me 14 pikë. Në ndeshjet e tjera, Hertha Berlin fitoi 2-0 ndaj Koln, ndërsa Bochum mposhti në transfertë me rezultatin 0-1 Augsburg ndërsa po në transfertë, Wolfsburg fitoi me shifrat 1-2 ndaj Hoffeniheim.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...