Leo Messi nuk ndalet. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar dygolëshin e radhës me Inter Miamin në MLS.
Skuadra nga Florida, siguroi një kualifikim drithërues në raundin e 1/4-ve të Kupës së Amerikës Veriore dhe Qendrore.
Interi e mbylli në barazim 4-4 kohën e rregullt ndaj Dallasit, me “pleshtin” që realizoi dy gola shumë të bukur.
On to the next round 👏
Check out tonight’s highlights and catch us back in action on #MLSSeasonPass on @AppleTV for the @leaguescup quarterfinals: https://t.co/WxSA3jv2Sp pic.twitter.com/dqUS78kL7I
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) August 7, 2023
Të parin që zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë, pasi një asisti nga Jordi Alba. Një aksion që e kemi shijuar pafund herë te Barcelona.
Ndërkohë që Kampioni i Botës me Argjentinën, ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi pesë minuta përpara fundit. Duke vulosur barazimin 4-4.
Më pas penalltitë, Messi shënoi sërish, njësoj vepruan edhe shokët e skuadrës dhe Interi festoi kualifikimin në raundin çerekfinal.
Lexo edhe:
- Manchester City prezanton mbrojtësin më të shtrenjtë në histori
- Falcao rrezikon burgun, jep dorëheqjen nga Santosi
- Napoli gjen pasuesin e Kim, gati firma me mbrojtësin brazilian
- Atalanta fiton garën me Interin, gati firma me sulmuesin italian
36-vjeçari nga Rosario numëron 7 gola dhe 1 asist në 4 takimet e zhvilluara me skuadrën e re. Messi u largua nga PSG dhe firmosi në SHBA me Inter Miamin deri në dhjetorin e vitit 2025.
