VIDEO/ Leverkusen në Champions, festojnë ekipet udhëtuese në Gjermani

Gola dhe fitore të ekipeve udhëtuese në Bundesligën gjermane. Bayer Leverkusen fitoi 2-4 përballë Hoffenheim, duke siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Patrick Schick realizoi dy herë për “Aspirinat”, duke u ngjitur në kuotën e 24 golave në kampionatin gjerman. Diaby dhe Alario kompletuan “pokerin” e Leverkusenit, edhe pse Hoffenheim kaloi dy herë në avantazh.
Borussia Dortmund u rikthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Verdhezinjtë mposhtën 1-3 Greuther Furth të vendit të fundit, falë dygolëshit të Julian Brandt dhe Passlack.
Freiburg dhe Koln dështuan në shtëpi, duke komplikuar objektivat europianë. Freiburg u shkatërrua 1-4 nga Union Berlin, me ekipin mik që siguroi tre pikë të arta për një biletë europiane.
