Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Leverkuseni një hap larg titullit, Bayerni pëson humbjen e turpshme

Bayer Leverkusen “marshon” drejt titullit, bie Bayern Munich, reagon Leipzigu. Skuadra e Xabi Alonsos fitoi 0-1 në kryeqytet përballë Unionit të Berlinit. “Aspirinat” numërojnë 76 pikë, 16 më shumë se Bayerni ndjekës.

 

Dhe sfida e javës së ardhshme kundër Werder Bremenit në “Bay Arena”, mund të sjellë titullin e parë në histori. Florian Wirtz realizoi me penallti golin e fitores në shtesat e së parës (45+8’).

Lexo edhe: 

Moment kur Robin Gosens u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Unionin në inferioritet numerik. Ndërkohë, bavarezët e Tuchel u mposhtën 3-2 në fushën e Heidenheimit.

 

Harry Kane dhe Serge Gnabry e dërguan rezultatin në 0-2 në fundin e fraksionit të parë, por vendasit besuan, luftuan fort dhe përmbysën gjithçka falë golit të Kevin Sessas dhe dygolëshit të Tim Kleindienst.

 

Triumf historik për Heidenheimin, teksa Bayerni regjistroi humbjen e gjashtë sezonale në kampionatin gjerman. Fitore me “poker” arritën Leipzigu dhe Mainzi. Tri pikë të arta edhe për Kolnin.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...