Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

VIDEO/ “Lëviz prej andej, është vendi i Neymar”, Richarlison i tregon hierarkinë Fred

Kombëtarja e Brazilit vijon stërvitjen në prag të debutimit në Kupën e Botës së Katarit. Selecao është një ndër favorite absolute për t’i shkuar deri në fund turneut teksa trajneri Tite ka në dispozicion një organikë për t’u pasur zili. Pesë herë Kampionët e Botës, kanë yje në çdo repart, por sigurisht ai nga i cili pritet diçka më shumë është padyshim Neymar.

Sulmuesi i PSG është shfaqur në një formë të mrekullueshme këtë sezon me PSG dhe në Brazil të gjithë i kanë sytë nga ai. Edhe në organikë, vetë lojtarët e dinë që O’Ney është lideri, teksa në foton e grupit para startit të Botërorit, Richarlison është kujdesur që diçka të tillë t’ia kujtoj Fred. Mesfushori i United ishte ulur në qendër për foton e zakonshme, por sulmuesi i Tottenham e largoi prej andej pasi në qendër duhej të qëndronte Neymar.

Dhe, në fund ashtu ndodhi, me Neymar që ishte në qendër të fotos, ashtu siç pritet të jetë në qendër të lojës së skuadrës braziliane gjatë tuneut në Katar.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...