Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Lewandowski, heroi i Barçës, ndëshkon në shtesë Valencian

Robwrt Lewandowski i jep fitoren “in extremis” Barcelonës në fushën e Valencias në një sfidë mjaft të luftuar ku pati gola të anuluar, nga një për secilën skuadër, por edhe tension, ku çuditërisht u përfshi pikërisht autori i golit. Valencia, duhet pranuar, dha gjithçka në këtë ndeshje, iu afrua disa herë golit, por diferencën në fund e bëri cilësia e polakut, që devijoi drejt rrjetës së top që fillimisht u duk i paarritshëm për të.

Ansu Fati shpërdori disa mundësi të mira gjatë fraksionit të parë, madje e shënoi një gol, por festën ia prishi sistemi VAR, pasi ishte në pozicion jashtë loje, madje u dalluar qartë edhe një prekje me dorë e Lewandowskit.

Në pjesën e dytë rrjetën e tundi edhe Valencia, por ndërhyrja e VAR-it (prekje e lehtë me dorë) këtë herë ua prishi festën vendësve.

Atëherë kur po luheshin minutat shtesë dhe të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundonte pa fitues, Lewandowski bën një mrekulli duke u shtrirë në maksimum për të shtyrë drejt rrjetës një top të krosuar nga Raphina.

Pak çaste më vonë, francezin Foulquier nuk e mbajnë nervat dhe shtyn Lewandowskin duke e plasur në tokë. Pasi qetësohet situata, luhen edhe pak minuta, por asgjë nuk ndryshoi, me Barcelonën që merr një fitore shumë të rëndësishme, duke mos iu ndarë Realit në krye të renditjes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...