Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Lewandowski shpërdoron penallti, Meksikë-Poloni ndahen në paqe

Pas përballjes Argjentinë-Arabi Saudite që përfundoi me rezultatin 1-2, u mbyll edhe sfida e dytë e Grupit C, ajo mes Meksikës dhe Polonisë.

Këto dy skuadra u ndanë me barazim pa gola, me Robert Lewandowski-n që humbi penallti dhe shpërdoroi rastin për t’i dhënë fitoren ekipit të tij dhe njëkohësisht për të shënuar golin e tij të parë në një Botëror.

Sfida ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me meksikanët që dominuan më shumë, por pa arritur të shënonin.

Pasi fitoi penallti nga një ndërhyrje e gabuar e Morenos, Lewandowski nuk mundi ta çonte topin në rrjetë në minutën e 58’.

Pas ndeshjes së parë, Polonia mban vendin e dytë në grup me një pikë, po aq sa Meksika e vendit të tretë, ndërkohë kreun e Grupit C e mban Arabia Saudite, me Argjentinën e Messit nga ana tjetër që renditet e fundit me 0 pikë.

Penalltia:

Në minutën e 56’ Robert Lewandowski fitoi një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Morenos.

Sulmuesi i polakëve mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, megjithatë në minutën e 58′ Lewandowski e humbi mundësinë për të kaluar ekipin e tij në avantazh, pasi u ndal nga Ochoa.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...