Një episod i rrallë është regjistruar në ndeshjen Liverpool-Arsenal (2-2). Sapo përfundoi pjesa e parë, Andrew Robertson iu afrua njërit prej anësorëve.
Lineman Hatzidakis, teksa fliste me skocezin e The Reds, ngriti bërrylin dhe e mbështeti në fytyrën e mbrojtësit të majtë.
Lexo edhe:
- Kërcënohen arbitrat, shtyhet ndeshja e Superiores
FOTO/ Shtyhet ndeshja prej kërcënimeve ndaj arbitrave, reagon menjëherë Bylis - Deklarata e Federatës, reagon klubi i Kastriotit
- Konfirmimi i manipulimit të ndeshjes, Laçit i lind e drejta të pretendojë!
Veprimi i tij ka shkaktuar polemika të shumta në ishull. “Nuk e pashë çfarë ndodhi, kështu që nuk mund të jap përgjigje. Gjithsesi, pamjet flasin vetë”, deklaroi Jurgen Klopp.
Ndërkohë, kapiteni i kombëtares skoceze u shastis, por shokët e skuadrës me Salah në krye, e qetësuan disi.
Nga ana tjetër, shoqata e arbitrave në Angli, me anë të një komunikate zyrtare theksoi se do të hetojë rastin dhe do të marrë një vendim së shpejti.
