Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Liverpool harron United në transfertë, The Reds penalizohen edhe nga Salah

Pas fitores madhështore me rezultatin 7-0 ndaj Manchester United, Liverpool rikthehet te humbja në Premier League. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp u mposhtën në transfertë me rezultatin 1-0 ndaj Bournemouth.

Edhe pse patën iniciativën kryesore, The Reds nuk mundën të konkretizonin rastet e shfaqura teksa të kundërtën bënë vendasit. Bournemouth shënoi në minutën e Billing në minutën e 28-të i cili nuk fali nga shumë pranë portës duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Allison.

Lexo edhe:

Me shifrat 1-0 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, miqtë u futën në fushë me një tjetër ritëm duke kërkuar me ngulm golin e barazimit. Mundësia e artë iu shfaq Mohamed Salah i cili në minutën e 69-të u shfaq te pika e bardhë e penalltisë.

Mirëpo, egjiptiani gaboi krejtësist shënjestër duke mos gjetur as kuadratin kundërshtar. Pas këtij momenti, Liverpool u duk i “fikur” dhe i dorëzuar në fushë me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fundin e lojës. Pas kësaj humbje, Liverpool mbetet në vendin e pestë me 42 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Bournemouth renditet në vendin e 16-të me 24 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...