Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Liverpool i mjafton një pjesë ndaj Southampton, përmbysje karakteri për Tottenhamin e Contes

Liverpool merr tre pikët e plota nga ndeshja shtëpiake ndaj Southampton. The Reds fituan me rezultatin 3-1, teksa ishin të parët që kaluan të parët në avantazh me anë të Roberto Firminos ndërsa u barazuan vetëm pas pak minutash nga ana e Adams. Gjithsesi, vendasit iu falën më pas dy golave të Darwin Nunez i cili brenda zonës kundërshtare nuk fali dhe i hapi udhë suksesit të Liverpool. Në fraksionin e dytë, The Reds kontrolluan avantazhin dhe pas kësaj fitoreje ngjiten në vendin e gjashtë me 22 pikë. Nga ana tjetër, Southampton është në vendin e 19-të me 12 pikë. Sakaq, Tottenham arriti një fitore që me plot gojë mund të konsiderohet e çmendur.

Të besuarit e trajnerit Antonio Conte fituan në shtëpi me rezultatin 4-3 përballë Leeds United, por rrezikuan në disa raste ta humbisnin duke qenë se ishin në disavantazh në më shumë se një rast, por në fund dy golat e Rodrigo Bentacur ngjisin Tottenhamin në vendin e tretë me 29 pikë ndërsa nga ana tjetër, Leeds mbetet në vend të 14-të me 15 pikë. Në ndeshjet e tjera, Leicester mposhti 0-2 West Ham ndërsa Bournemouth mposhti 3-0 Evertonin dhe Nottingham që fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Crystal Palace.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...