Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Liverpool nuk gabon në transfertë, fiton dhe ruan kryesimin e Premier League

Liverpool nuk gabon në transfertë ndaj Bournemouth dhe regjistron fitoren e tretë radhazi në Premier League. “The Reds”, triumfuan me shifrat 4-0 teksa pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, “shpërthyen” në fraksionin e dytë. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Darwin Nunez që nuk e pati të vështorë të shënonte pasi asistit të Diogo Jotës.

Në vijim, ishte pikërisht Jota që do të bëhej protagonist duke shënuan edhe dy herë të tjera. Fillimisht në të 71-tën pas një goditje të fortë brenda zonës dhe më pas në minutën e 80, sërish me një goditje të saktë nga brenda zonës së kundërshtarëve.

Lexoni edhe:

Në fund, shënoi edhe një tjetër gol Nunez për t’i dhënë më shumë madhështi fitores së The Reds-ave. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 48 pikëve në vend të parë, ndërsa Bournemouth, mbetet me 25 pikë në vend të 12.

Bournemouth-Liverpool 0-4

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...