Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Liverpool përmbys Crystal Palace dhe merr momentalisht kreun e Premier League

Crystal Palace-Liverpool çelën javën e 16-të të Premier League, me “The Reds” që triumfuan 1-2 me përmbysje dhe marrin momentalisht kreun e renditjes, me vendasit nga ana tjetër që e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.

Lexoni edhe:

U desh minuta e 57’ që Mateta të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe që të kalonte vendasit në avantazh.

Megjithatë në minutën e 75’, pas një ndërhyrje të gabuar, Ayew u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e Crystal Palace në inferioritet numerik.

Vetëm një minutën iu desh Liverpool-it pas këtij episodi për të barazuar, me Salah që në rrëmujë e sipër në zonë gjeti rrugën drejt rrjetës.

Ndërsa në minutën e 90+5’ Elliott realizoi golin e përmbysjes me një super goditje.

1-2 dhe Crystal Palace renditet në vend të 14-të me 16 pikë, teksa Liverpool merr momentalisht kreun e renditjes me 37 pikë.

Crystal Palace-Liverpool (1-2)

Java e 16-të, Premier League

90+1’-Goool! Elliott gjen rrugën drejt rrjetë me një super goditje, duke përmbysur Crystal Palace.

76’-Goool! Liverpool shfrytëzon superioritetin numerik, me Salah që pas një rrëmuje në zonë e dërgon topin në fundin e rrjetës duke barazuar për Liverpool.

75’-Ayew merr kartonin e dytë të verdhë për faull dhe lë Crystal Palace me dhjetë lojtarë.

57’-Goool! Crystal Palace fiton penallti, të cilën merr përsipër ta ekzekutojë Mateta dhe që realizon më së miri, duke kaluar vendasit në avantazh.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...