Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Liverpool vuan përballë Burnley, merr fitore minimale

Liverpool ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertë ndeshjen e raundit të 25-të të Premier League ndaj Burnley-t të vendit të fundit në renditje.

Ekipi i Klopp e ka mbyllur me avantazhin minimal pjesën e parë të takimit ndaj Burnley. Deri në minutën e 40’ ky takim vijoi me barazimin pa gola 0-0. Ndërsa në minutë ne 40’, Fabinho realizoi për “The Reds”, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin e kësaj pjese.

Ndërsa në pjesën e dytë të kësaj sfide “The Reds” do të vuanin mungesën e golit edhe pse rastet ishin të shumta.

Takimi është dominuar në pjesën më të madhe të tij nga skuadra e trajnerit Klopp, por ka në këtë sfidë djemtë e Liverpool kanë pasur një mungesë të theksuar të efektivitetit para portës.

Pas javës së 25 Liverpool kalon në kuotën e 54 pikëve dhe renditet në vend të dytë pas Manchester City-t menjë diferencë prej 9 pikësh, teksa Burnley vuan në vend të fundit të renditjes së Premier League me 14 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...