Liverpooli merr një fitore të madhe përballë kampionëve në fuqi në “Anfield”, duke e ndezur edhe më shumë garën në Premier League. “The Reds” triumfuan mes entuziazmit të zjarrtë të tifozëve falë golit të shënuar nga Mohamed Salah në minutën e 75-të. Shumë raste të shpërdoruara nga skuadra e Jurgen Kloppit, sidomos në fundit e sfidës me Darwin Nunez, që të paktën në dy raste u tregua shumë egoist, ndryshe fitorja e Liverpoolit do të kishte qenë më e thellë.
Karton i kuq për Jurgen Kloppin, i cili shpërtheu me protesta ndaj arbitrit për një faull të munguar ndaj Salah. U luajtën rreth 10 minuta shtesë deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit, por festa ishte tëra për “The Reds”, që me këtë sukses ngjiten në kuotën e 13 pikëve, ndërsa City mbetet në kuotën e 23 pikëve.
Liverpool – Manchester City 1-0 (Salah 75′)
92′ – Tjetër mundësi e humbur nga Nunez. Uruguiani sërish vonon në pasim dhe kur vendos të asistojë, Alexander-Arnold e ka të pamundur të shënojë.
87′ – Darwin Nunez tregohet më tepër se egoist, humb mundësinë për golin e dytë. E pafalshme në nivele të tilla.
85′ – Shpërthen Jurgen Klopp pas një ndërhyrjeje ndaj Salah, kryesori i jep karton të kuq.
80′ – Van Dijk i mohon një gol të sigurt Haalandit.
75′ – Shpërthen më në fund “Anfield”. Alisson jep një asist direct nga porta për Mohamed Salah, që nuk mund ta humbiste këtë rast, 1-0.
69′ – Bën gjithçka mirë Salah, por jo në finalizim, mund të kishte pasuar për shokun e skuadrës.
64′ – Alisson i mohon golin Haalandit, mbetet e pandryshuar rezultati.
56′ -Ndizet sfida në “Anfield”, Foden shëno për City-n, por gjyqtari e anulon për ndërhyrje të gabuar të Haalandit ndaj Fabinhos.
49′ – Çfarë humbet Mohamed Salah! I gjendur përballë Ederson tenton portën, por braziliani e devijon shumë lehtë me majat e gishtave, metopin që përfundon ngjitur me shtyllën.
39′ – Asist perfekt i De Bruyne për Haaland, që kërcen bukur në shtyllën e dytë, por pret në pozicion mbi vijën fatale Alisson.
25′ – Bëhet gati të festojë “Anfield”, por shënjestra e Robertsonit brenda zonës nuk ishte e saktë.
Liverpool dhe Manchester City është kryendeshja e kësaj jave në Premier League. The Reds vijnë pas një serie negative rezultatesh në kampionat që e kanë lënë 13 pikë pas The Citizens, megjithatë të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp kërkojnë të nisin kthesën e madhe. Edhe pse tekniku gjerman vuan disa mungesa të rëndësishme si Konate apo Luis Diaz.
Ndërkohë, sa i takon sulmit, Klopp e nis me treshen Diogo Jota, Salah dhe Nunez. Nga ana tjetër, Pep Guardiola aktivizon Ake nga minuta e parë ndërsa në sulm luan me Foden, Haaland dhe Bernardo Silva.
