Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Video/ “Loja” me hedhjen e shisheve u pëlqen edhe tifozëve polakë

Hedhja e shisheve plastike në drejtim të futbollistëve polakë, që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes në dy momente, ishte edhe më e rëndë se humbja e kuqezinjve në “Air Albania”, pasi prishi jo pak atë imazh fantastik që pjesa dërrmuese e tifozëve dhanë me grumbullimin dhe organizimin në mbështetje të kombëtares.

Pavarësisht masave të rrepta të sigurisë dhe kontrollit të imtësishëm, shumica e shisheve plastike ra në duart e tifozëve nga brenda impiantit “Air Albania” dhe saktësisht nga banakët e shërbimit, që në mungesë të gotave plastike, filluan të shërbejnë ujin në paketimin e tij origjinal.

Megjithatë fenomeni i gjuajtjes me shishe drejt katërkëndëshit të blertë, nuk prek vetëm tifozët shqiptarë, pasi në një video të siguruar nga Supersport, duket qartë që edhe polakët nuk i shpëtuan tundimit t’i hedhin ato drejt fushës.

 

Vetëm se në rastin konkret organizatore e ndeshjes ishte FSHF-ja, dhe pavarësisht se cila tifozëri hedh shishet, pasojat do të bien padyshim mbi këtë institucion dhe futbollin shqiptarë në tërësi, pasi gjasat janë që FIFA të veprojë me dorë të ashpër.

Ndërprerja e ndeshjes me Poloninë, FIFA paralajmëron ndëshkim të ashpër

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...